Si u ekzekutuan në pragun e shtëpisë dy vëllezërit në Krujë (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë. Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur nga breshëritë e plumbave në pragun e shtëpisë së tyre.  Ata janë dy vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç.

Ndërkohë, sot kanë dalë detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve mbrëmë në një fshat të Krujës. Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Gramëz. Burime bëjnë me dije se dy vëllezër Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Roland Pula, 32 vjeç, nga Kruja. Po ashtu mësohet se viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plagosur mes tyre disa herë.

Burimet thonë se, edhe mbrëmjen e djeshme mendohet të ketë pasur një zënkë mes tyre, teksa dy vëllezërit kanë qenë në kafe dhe janë kapur me fjalë me vëllain e autorit.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një debat i ashpër, që përfundoi në ngjarjen tragjike. Kujtojmë se autori i dyshuar për vrasjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

Mësohet se kònflikti mes dy víktimave dhe autorit vazhdonte prej vitesh, ndërsa ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme ku dyshohet se ka pasur sherr në ambientet e një lokali. Pas ngjarjes Roland Pula ka shkuar pranë banesës së dy víktimave dhe ka qëlluar drejt tyre. Kanë qenë familjarë të tjerë ata që kanë bërë transportimin e dy të rinjve drejt spitalit të Traumës, por kanë ndërruar jetë rrugë.

Mes dy familjeve Bardhi dhe Pula ka pasur një kònflikt te hershem. Rreth 15 vite më parë djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit. Policia ndërkohë ka marrë në pyetje si babain e autorin ashtu dhe atë të víktimave, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes të ndodhur, që ka prishur harmoninë e fshatit, që prej vitesh të tëra nuk shënonte ngjarje të tilla të rënda.

Ka dyshime se në átentat të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë përveç Pulës, pasi sipas dëshmive mbi ta është qëlluar njëkohësisht. Mbetet ende pjesë e hetimeve për të zbuluar personin tjetër apo personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë krim.

Mësohet se pjesë e kònflikteve mes Pulës dhe dy vëllezërve Bardhi kanë qenë dhe ato që lidhen me pronësinë e një toke, por mbeten ende në hetim. Faxëeb.al raporton se njëri prej vëllezërve Xhentil Bardhi ka qenë prift dhe një besimtar i rregullt, ndërkohë që Gramoz ka qenë i martuar dhe me dy fëmijë.

Policia ngriti mbrëmjen e djeshme drone në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, po derimë tani e vetmja gjurmë që është gjetur prej tij është mjeti me të cilin ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja, që duhet thënë se bën pjesë te makinat luksoze.

Exit mobile version