Si u fikën radarët për skafin me 1.6 ton drogë nga Himara

Trafiku i 1.6 tonëve të drogës nga Himara për në Greqi është bërë me ndihmë të zyrtarëve të policisë dhe ushtrisë. Në kohën që ka kaluar skafi me drogë, radarët në Porto Palermo janë fikur qëllimisht. Denoncimi është bërë nga një ushtarak, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Oficeri dixhital informon: Radarët tanë nuk e “panë” gomonen me dy ton drogë që u kap nga forcat greke të kufirit. Gomonia u nis nga moli i Porto Palermos!”, shkruan Berisha.
“Doktor përshëndetje! Jam një ushtarak i marinës nga Saranda. Doja të thoja se çuditërisht skafin e kapur dje me 2 ton e ca drogë nga forcat ushtarake greke e konstatojnë vetëm radarët e Greqisë se radarët tanë janë “mësuar” dhe nuk i raportojnë më skafet si ai që u nis dje nga Himara. Forcat detare jo vetëm nuk ka kryer misionin e saj që të ruajë dhe të mbrojë mjedisin detar për zbatimin e ligjshmërisë në det, por përkundrazi në funksion të paligjshmërisë dhe trafikut të drogës ka vendosur edhe bazën ushtarake të Palermos për ta ndihmuar këtë trafik. Rasti më flagrant është pista e Forcave Detare në Porto Palermo ku kryhej dhe trafiku i Habilajve i faktuar nga përgjimet italiane, por drejtuesit e Flotës dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë që mbulon detin mbyllin sytë dhe fryjnë xhepat. Ata shikojnë vetëm ndonjë varkë peshkimi për ndonje arkë me peshk duke qenë se gjuajnë me trata fundore dhe u bëjnë presion se për të tjerat…”, shkruan ushtaraku.

Artikulli paraprakHidhet në erë me tritol një makinë në Vlorë, humb dy këmbët 25-vjeçari
Artikulli tjetërÇako ndëshkon 30 oficerë pse verifikuan sistemin TIMS për Tahirin