Ditën e sotme u zbulua dhe sekuestrua një ngarkesë prej 1.4 ton kokainë në Malin e Zi.
Nga raportimet e mediave malazeze, në pranga ka rënë Budo Krstović, 66 vjeç dhe Marina Krstović 27 vjeç.
Pamjet tregojnë momentit kur transportohen i ati dhe e bija në ambientet e prokurorisë për t’u marrë në pyetje.
Droga ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.
Policia futi në kurth transportuesit e kokainës duke i lënë të kalonin në port për të mësuar destinacionin e tyre më pas arrestuan i ati me vajzën.