Si u grabit banesa e efektivit të policisë në Tiranë, autorët thyen xhamin e dritares dhe…

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, në rrugën “Reshit Çollaku”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Shtëpia e një efektivi policie ka qenë shënjestër e grabitësve. Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.V., kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.

Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja M.V. kur është kthyer në shtëpi, e cila ka njoftuar policinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakBanorët e Lumasit sërish në protestë për burimin e ujit, policia ushtron dhunë, plagosen rëndë 3 persona
Artikulli tjetërPresidenti i përgjigjet Kuvendit: E humbët shansin të më dëgjonit…