Si u largua nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë kreu i negociatave me grekët për detin

Sali BERISHA

Dua të denoncoj ekipin përbërës, të cilin Ditzi Bushati ia ka dërguar dje apo sot Presidentit të Republikës. Dua ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në grup negociimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Meçollari, dicka e kësaj natyre, siç ka të drejtë cdo shtetas kur akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës sepse faktet dhe të dhënat kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo rrugën e influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën tjetër, për t’u rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar. Nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike por kemi zhvilluar politiko-diplomatike, dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korcë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me sherbimet e huaja. Ky përbën një superskandal sepse jam i sigurt që e gjithë marreveshja është bazuar në hartat dhe vizatimet e këtij spiuni që nuk ka interesa kombetare por vetëm interesa të vendit që i shërben. Për fatin tonë të këq sot, për herë të parë në histori, në krye të Forcave Detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga flota dhe nga forcat detare aq sa merrni vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin, ai është njëri i respektuar s’kam asgje personalisht se nuk e njoh, por s’mund të emërohet kurrë në krye të Flotës një njeri që s’ka asnjë lidhje me Flotën e me detin. Kjo është të tallesh e të përqeshësh.

Unë jam këtu të bëj publike para shqiptarëve këtë akt të papërgjegjshëm të Edi Ramës. Të vendosësh në grup njerëz të tjerë të cilët janë realisht me lidhje të shumë dyshimta, kjo do të thotë të kesh pregatitur ekipin e dorëzimtit të detit, ekipin e dorëzimit të territorit dhe më e keqja të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhë Adriatikut. Këta edhe tradhëtarin e fyejnë më këtë që bëjnë, ja ndyejnë emrin. Duhet ët jesh i lehtë, i rrjedhur dhe defiçitar dhe të mos dish asgjë nga grekët, inteligjenca, praktika dhe njohuritë e tyre për detin, që doli Edi Rama t’u bëj presion e pastaj t’i gëzojë me marrëveshjet që bën. E vërteta është që ka shkelur me të dy këmbët interesat kombëtare, integritetin territorial, pasuritë përrallore të nëndetit të këtij kombi e këtij vendi. Uroj që presidenti i Republikës, i cili është zotuar publikisht se do zbatojë në frymë dhe në gërmë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është një normë kushtetuese pavarësisht se ishte kundër qeverisë sime. Kështuqë shpresoj se ky projekt ogurzi në vend se të shndërrohet në një event bashkëpunimi midis dy vendeve, të mos lejojmë të shndërrohet në një mollë sherri të jashtëzakonshme midis dy vendeve dhe kombeve.

Artikulli paraprakPresidenti ka vetëm dy rrugë
Artikulli tjetërKemi të bëjmë me një akt ku fjala tradhëti është pak