CIA apo “CNN”-i? Kush do ta fitojë betejën
“James Clapper dënon rrjedhjen e lajmeve dhe siguron Trump për besnikërinë e tij: komuniteti i inteligjencës është i gatshëm që t’i shërbejë kësaj administrate”. Kështu uebsajti “Politico.com” bën me dije kapitullimin. James Clapper është drejtori i National Intelligence (organit unifikues të shërbimeve të shumta kur flasin me Shtëpinë e Bardhë), që disa ditë më parë kishte konfirmuar influencën e Moskës në zgjedhjen e Trump. Dhe pardje u kishte bërë me dije mediave se “inteligjenca” (domethënë ai) e kishte njoftuar në mënyrë diskrete Trump se rusët kishin dokumente kompromentuese lidhur me të, të tilla sa ta shantazhonin. Dokumentet kompromentuese që raporti 35 faqesh, në të cilin thuhej se në vitin 2013 Trump, i cili ndodhej në Moskë, ishte përmbytur nga një “shi i artë” prostitutash të rekrutuara nga FSB-ja. Një dokument që qarkullonte prej muajsh midis mediave të lëkundura, besueshmëria e të cilave është shkatërruar në orët e kaluara. Në përpjekje për të shpëtuar veten, senatorit John McCain i është dashur që të deklarojë se kishte qenë ai që ia kishte kaluar këtë raport shefit të FBI-së: ama sepse nuk dinte t’ia vlerësonte besueshmërinë, jo për të dhënë armë në shkatërrimin e Donald Trump.
Tani, edhe “New York Times” e ka shpjeguar fije për pe sesi “një dosje sensacionale e paverifikuar është transformuar në një krizë për Donald Trump”. Në fakt, duhej të shkruante “një krizë për CIA-n”, por le të mos pretendojmë shumë. Ka shpjeguar sesi armiqtë e Trump (tek të dyja partitë) kanë paguar 7 muaj më parë një ish-agjent britanik, të quajtur Christopher Steele, tani në krye të një kompanie spiunazhi privat të tijën, e quajtur Orbis Business Intelligence; duke qenë se kishte “punuar” në Moskë për MI6-ën, mburrej se kishte burime të brendshme në Rusi dhe se ishte në gjendje të grumbullonte material që ta “kapte” kandidatin republikan. Në fakt, prej aktivitetit të tij të mëparshëm prej spiuni, Steele nuk mund të shkojë personalisht në Moskë, kështu që, shkruan “NYT”, “ka angazhuar persona vendas rusishtfolës për të kontaktuar informatorë në Rusi dhe rigjallëruar fshehurazi kontaktet me burimet e veta”. Steele ka nisur të hartojë raporte të shkurtra dhe duke ia dërguar amerikanit që ia kishte kërkuar (mesa duket për llogari të klientëve që nuk mund të shfaqeshin personalisht): Glenn Simpson, themelues i një kompanie informacionesh kompromentuese me pagesë, e quajtur “Fusion GPS”. Simpson është një ish-gazetar i “Wall Street Journal”, i njohur për mënyrën sektare dhe të anshme të artikujve të tij. Në periudhë zgjedhjesh, politikanët e përdorin “Fusion GPS” e tij që të mbledhë informacione për të mundur kundërshtarët. Ka qenë Simpson ai që ka “organizuar” raportet në dokumentin kompromentues prej 35 faqesh, duke e mbushur me aludimet dhe thashethemet e grumbulluara prej tij. Për shembull: “një djalë” i Trump dukej se kishte thënë që “nga Rusia vjen një mal me para”, pavarësisht se Donald nuk ka në Rusi pasuri të paluajtshme nga të cilat të nxjerrë të ardhura. Veç kësaj, një prej burimeve të Steele kishte siguruar se Michael Cohen, një avokat i Trump, ishte takuar në Pragë me Oleg Solodukhin, një funksionar i Rossotrudnichestvo, një ent që promovon interesat ruse jashtë vendit. “Asnjëherë nuk kam qenë në Pragë”, ka bërë një tweet Cohen. “Kurrë nuk e kam parë Cohen”, ka thënë Solodukhin në një intervistë. Por ky “dokument kompromentues” në njëfarë mënyre është marrë si i vërtetë nga komuniteti amerikan i inteligjencës midis materialit për ta “gozhduar” kandidatin që kish kërcënuar ta reformonte.
Por gjërat nuk përfundojnë me kaq. Siç tregon “Politico.com” në një artikull kilometrik dhe shqetësues, CIA u ka besuar – mbahuni fort këtu – shërbimeve të Kievit. “Funksionarë të qeverisë ukrainase kanë tentuar të ndihmojnë Hillary Clinton dhe të minojnë Trump, si duket vënë në dyshim publikisht dinjitetin e tij për ta mbajtur postin (e presidentit), ashtu edhe duke përhapur dokumente që implikonin një personazh të nivelit të lartë të afërt me Trump në çështje korrupsioni”. Personazhi për t’u “gozhduar” është Paul Manafort, ish-kreu i fushatës së Trump, të cilin Donald i është dashur ta braktisë pas “zbulimeve” se Manafort kishte pranuar kontrata lobimi për klientët rusë: asgjë e paligjshme në fakt (mendoni për vëllezërit Podesta që bëjnë lobistët për sauditët), por mediat bënë një zhurmë aq të madhe, aq sa e bënë Manafort një pengesë më shumë sesa ndihmë për kandidatin. Për më tepër, duke e ditur se qeveria e Kievit ka disa ministra me shtetësi amerikane të huazuar juntës në pushtet për ta shpëtuar nga falimentimi dhe nga korrupsioni, është e lehtë të kuptohet se skema u përpunua nga Departamenti i Shtetit, Partia Demokrate dhe “CIA”, domethënë i gjithë komuniteti i inteligjencës. Poroshenko ka punësuar për momentin një agjenci lobimi proTrump, me shpresën që të shpëtojë regjimin e tij. Tani që skema është zbuluar para syve të të gjithëve, zbulohet se “CIA”, që i ka deklaruar luftë kandidatit jo të pëlqyer për të mbrojtur pushtetin e pafundëm të saj, nuk është gjë tjetër veçse një grusht amatorësh: që i është dashur t’u drejtohet shërbimeve private të jashtëm si Steele apo të diskutueshëm si Simpson, dukshëm pasi nuk kanë në Moskë asnjë sy dhe vesh të tyrin; kanë marrë si të mirëqena thashethemet e kafeneve, duke mos qenë në gjendje që t’i kontrollojnë në mënyrë të pavarur. Së fundi, ia kanë shpërndarë ashtu siç ka qenë raportin mediave mike dhe bashkëpunëtorë, në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme.
E thënë me dy fjalë: me shpërthimin e kësaj lufte ilegale, CIA është zbuluar për atë që është bërë prej vitesh: një grusht amatorësh, të paaftë që të hartojnë një raport inteligjence në kuptimin e vërtetë të fjalës. Më ekstremja dhe më e kushtueshmja e burokracive të paafta dhe parazitare që, duke u shtirur si teknokraci, kanë uzurpuar pushtetin politik si në Europë, ashtu edhe në Amerikë. Për të perifrazuar tregimin e famshëm të Edgar Allan Poe, duke tamam si “Rënia e Shtëpisë Usher”. Po asistojmë në “Rënien e Shtëpisë CIA”? Më tepër: ajo ka përfshirë në rënien e saj masmediat “autoritare” që e kanë “ngrënë” falsitetin? Midis tyre spikat “CNN”-i, gazetarit të të cilit në konferencën e parë për shtyp si president, Trump ka refuzuar që t’i përgjigjet, duke e quajtur “fake news”. Kurse gazetari i njohur Jeff Kuhner bën pyetjen: Will Peegate bring down ‘CNN’?”. Natyrisht, rënia do të përfshijë edhe atë që quajmë “Hollywood”, gjithnjë e më shumë i ekspozuar trashë si central propaganda dhe dezinformimi i “CIA”-s, të cilës i ka krijuar mitin.
Ama kujdes që të mos shpresohet shumë. Këto pushtete të paturp, nuk tërhiqen. Ja një koment tipik i agjencisë “Reuters”: “Të vërteta apo jo qofshin, akuzat ndaj Rusisë do ta përndjekin presidencën Trump”. Të duket vetja në ëndërr: “Të vërteta dhe jo të vërteta?”, në çfarë kuptimi? E shpjegon vetë “Reuters”: “Tani Trump do ta ndjejë se nuk ka zgjedhje tjetër përveçse të marrë një linjë shumë më të ashpër ndaj Putinit dhe kundërshtarëve të tjerë të Amerikës në mënyrë që mund të rezultojë katastrofikisht edhe më e rrezikshme. Tashmë i kemi shenjat. Në seancën dëgjimore të konfirmimit, Rex Tillerson i emëruar sekretar Shteti nga Trump, që është i afërt me Putinin si CEO i kompanisë Exxon, ka lënë të nënkuptohet vullneti për ndërmarrjen e një linje më të ashpër nga sa shpresohet. I gatshëm që të ruajë sanksionet amerikane, është shfaqur i hapur ndaj sugjerimeve për ta riarmatosur Ukrainën”. Me pak fjalë, shteti brenda shtetit dëshiron që Trump të prishet me Putinin. Ky është qëllimi final i kësaj fushate të turpshme me fake news dhe fake intelligence? Lufta vazhdon….
Përgatiti: ARMIN TIRANA