Si u përhap epidemia nga Kongresi i Partisë!

Nga Sali Berisha

Miq, rasti i te ndjerës qe vdiq ne spitalin e Durrësit riprodhoi ne mënyre identike vatrën e rrezikshme te spitalit te Italisë se Veriut, nga e cila për shkak te një te sëmure, si ne rastin e Spitalit te Durrësit, te diagnostikuar me vonese me koronavirus, infeksioni u përhap rrufeshëm dhe mori dhenë.

Pikërisht për ketë arsye njerëzit rendomë po e quajnë këtë rast si bomba virale e Durrësit. E vërteta është se këtë rast edhe me bombe e bën qëndrimi kriminal ndaj tij i Edvin Çekap Maskës dhe Ndrikull Hajni Maskës dhe suitës se tyre, te cilin unë e kam denoncuar ne disa statuse ne komunikimin me ju.

Por te dashur miq, një bombe virale shume e fuqishme me pasoja katastrofale për përhapjen e sëmundjes ishte Kongresi tre ditor i Partisë se Krimit apo, siç po quhet për simbolet e tij, kongresi i Lindës dhe Gjushit.

Ato dite te dashur miq, ne disa statuse e kam quajtur edhe kongresi i koronavirusit.
Pse?!

Sepse ne kundërshtim flagrant, me rregull, ne kulmin e epidemisë ne Itali dhe futjes se dhjetëra e dhjetëra rasteve, madje thuhet edhe vdekjeve te para me koronavirus, mblidheshin nga gjithë Shqipëria ne një salle 3 mije vete si ne një kuti sardelesh, merrnin frymën spërklat e teshtitjeve, frynin hundët qe disave u kullonin duke përhapur kështu rrufeshëm coronavirusin tek njeri tjetri.

Prandaj dhe shtoj se ai kongres ishte vërtet një bombe virale për mbare vendin dhe shkaku madhor i përhapjes se sëmundjes ne te katër anët e Shqipërisë.

Karantina me urgjence e te gjithë kongresmeneve dhe familjareve te tyre është masa e vetme absolute per te kufizuar pasojat shkatërrimtare për shoqërinë nga bomba Virale e Kongresit te Lindës, Gjushit dhe Coronavirusit. sb

Sipas deshires mund te lexoni statusin e dt 29 shkurt
Status i dt 29 shkurt

Deshmi tronditese se si Kongresi i Koronavirusit, Lindes dhe Gjushit po perhape Epidemine!
Miq, prej tre – kater ditesh ne mediat sociale kane qarkulluar lajmet se Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia po fshehin rastet me koronavirus per shkak se do te mbanin Kongresin qe hyri ne analet e historise se krimit si Kongresi i Koronarovirusit, Lindes dhe Gjushit.

Ky qendrim i papergjegjshem dhe kriminal mund te kete perhapur ne qindra raste infeksionin dhe te shkaktoje raste fatale te shumta te cilat mund te parandaloheshin plotesisht.

Exit mobile version