Si u shkrumbuan 400 ha pyje dhe dru frutorë nga zjarret në Vlorë

Qindra hektarë me pyje dhe mbi 4 mijë dru frutorë trë djegur, është bilanci i dëmeve që shkaktuan zjarret në qarkun e Vlorës.

Eksperti i mjedisit Niko Dumani tregoi për Syri Telelvizion detaje rreh dëmeve të shkaktuara nga zjarret, duke u shprehur se duhet një analizë e detajuar për situatën.

Zjarret që zgjatën për gati tre javë në qarkun e Vlorës, llogaritet të kenë shkaktuar mbi 400 hektarë pyje, mbi 4 mijë rrënjë dru frutor.

Pak ditë pas vënies nën kontroll të vatrave të zjarrit, ekspertët e mjedisit dhe ambientalistët në Vlorë flasin për dëmet që kanë shkaktuar zjarret e muajit të fundit në këtë qark. Për syri Telelvizion, ambjentalisiti Niko Dumani tregoi se sa llogariten dëmet nga zjarret në këtë qark.

Ambientalisti i njohur shprehet gjithashtu se zjarret kanë shkatërruar jo vetëm pyjet, por edhe faunën në këto zona, duke dëmtuar rëndë biodiversitetin.

Niko Dumani kërkon nga pushteti vendor, që të bëjë vlerësimin e dëmeve, ndërsa sygjeron gjithashtu hartimin e një plani masash për të evituar zjarret në të ardhmen.

Ambientalisti vlonjat tregon se për rigjenerimin e plotë të pyjeve të djegura nga zjarret do të duhen disa vite.

Artikulli paraprakShqipëria po shpopullohet, Açka: Kriminale t’ua bësh të pamundur atdheun qytetarëve të tu
Artikulli tjetërStudentët nxirren nga konviktet: “Merrni rrobat dhe dilni jashtë se do fusim afganë”