Një nga personazhet kryesor të përgjimeve të sapopublikuara të BILD është Robert Aga, shefi i Policisë së Dibrës. Ai ka qënë një prej drejtuesve të policisë të përfshirë në trafik droge. Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”.
Robert Aga, që në audio-përgjime flet me Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune, duke kërkuar emërimin në komisariatin e Bulqizës, pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore, deri në momentin e zgjedhjeve, ishte Drejtori i Policisë Dibër. Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri Rama dhe ministrat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës.
Robert Aga është një prej drejtuesve të policisë që dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Në dhjetor 2017, Exit.al publikoi disa dokumente sekrete që Shërbimi Informativ i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017. Në këtë dokument përmenden dhe Jaeld Çela, drejtori i Policisë Vlorë, implikimi i të cilit tashmë është vërtetuar pasi Çela është shpallur në kërkim.
Në këto dokumente përmendet dhe emri i Robert Agës.
Vëllai i tij Pajtim Aga njihet si biznesmes në qarkun e Dibrës. Sipas disa mediave, Pajtim Aga prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor që shpërndan sinjal të disa stacioneve në vendlindje. Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.
Më pas në vitin 2018, Mateo Aga, 21 vjeç, djali i Pajtimit, pra nipi i Robertit u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara. Familjarët e Mateos shprehën dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer.
Exit.al
Përgjimin numër 2/ Flet shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia
Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar. Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.
Xhemal Qefalia: Berti…
Shef i policisë së Dibrës: Hë shoku im
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s’ke pse e përmend më atë
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet me u justifiku. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen
Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni.
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitojshin ato.
Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi , s’ë besonin më.
Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë …. (Nuk kuptohet qartë)
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina…u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak
Xhemal Qefalia: E pra e, kam nevojë të pushoj, të çlodhesh një çik
Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Shef i policisë së Dibrës: Po po i përcolla tani, të lumtur
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s’e di ça bën a hëngrën , a koktej
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi
Xhemal Qefalia: Hajde vëlla, mos e çajë tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmi ai ty, mos ashu gjë nga ato
Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë vlla, hajde të përshëndes, ciao!
Xhemal Qefalia: Ciao!