Si Veliaj i bën ‘Fushë’ paratë e qytetarëve, 5 milionë euro për 600 metra rikonstruksion

Bulevardi Zogu I në Tiranë do të rindërtohet nga firma Fusha shpk. Punimet për rindërtimin e 600 metrave rrugë, nga Sheshi Skënderbej tek ish-Stacioni i Trenit, do të kushtojnë rreth 5 milionë euro, pra rreth 8200 euro për metër.

Deri më tani nuk janë publike ndërhyrjet sfecifike që do të bëhen në bulevard.
Fusha shpk, e cila në katër vitet e fundit ka përfituar mbi 40 milionë euro tendera publike, vazhdon të jetë fituesja kryesore e kontratave ndërtimore të Bashkisë Tiranë.

Ne tenderin për rehabilitimin e Bulevardit Zogu I garuan katër kompani, por Fusha.shpk pati ofertën më të ulët—ajo ofroi rreth €5 milionë (afërsisht 626 milionë lekë), ndërsa fondi limit ishte €5,6 milionë. Duket kosto shumë e lartë për reahbilitim rruge urbane, afërsisht 8,5 milionë euro për kilometër.

Exit.al kishte lajmëruar që në muajin mars për këtë projekt të kushtueshëm, hartuar mbi një studim të studios I RI, që kushtoi rreth 90 mijë euro.

I RI është në pronësi të firmës 51N4E—klienti kryesor i Kryeministrit Rama—e cila projektoi edhe rindërtimin e Sheshit Skënderbej, të realizuar po nga Fusha shpk.

Studimi, prej 124 faqesh, nuk ofronte planin e plotë të projektit, dhe Bashkia nuk e ka diskutuar anjëhereëë idenë e rehabilitimit. .
Bulevardi Zogu I u rindërtua në vitin 2006 kur Kryetar i Bashkisë Tiranë ishte Edi Rama. para dy vjetësh, kryebashkiaku i tanishëm i Tiranës Erion Veliaj ndërhyu në këtë segment duke kthyer në korsi për biçikletat trotuaren e këmbësorëve në mes të dy krahëve për makina të bulevardit, investim që tani do të çbëhet.

“Exit.al”

Artikulli paraprakKryetarja e re e Komisionit Europian pa votat e së majtës
Artikulli tjetërBasha përkujton vrasjen nga diktatura të dy poetëve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka