Si vidhen me stil qytetarët nga zyrat e Bashkisë së Vlorës

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar shqetësimin e një qytetari dixhital nga Vlora. Berisha në një postim në Facebook Berisha shkruan se, qytetarët vidhen me stil në zyrat e Bashkisë së Vlorës, zonë elektorale e kryeministrit Edi Rama. Në denoncimin e tij, qytetari i shkruan Berishës se kishte shkuar në zyrat e Gjendjes Civile për të marrë shpërblimin e lindjes, pasi gruaja e tij kishte lindur, dhe se administrata atij nuk i dha as lekë, por i mbajti edhe çertifikatën e lindjes së fëmijës.
“Ja si i vjedhin qytetarët me stil në zyrat e Bashkisë së Vlorës, zonës elektorale të Edvinit!”! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.
“Përshëndetje doktor! Doja të bëni publike këtë skandal. Zyrat e shpërblimit të lindjes së fëmijëve në Vlorë. Kam shkuar e dorëzova çertifikatën e lindjes së fëmijës tim para 6 muajsh më mbajtën çertifikatën origjinale dhe më dhanë një shënim dore për t’u paraqitur për tërheqjen e 50 mijëlekëshit. Por tani mirë lekët që si morëm dot se i hanë ata vet, por më kërkojnë çertifikatë. Skica e vjedhjes është kjo. Unë nuk jam as i pari as i fundit. Anonim të lutem të uroj shëndet!”, shkruan qytetari nga Vlora.

Exit mobile version