Sidi Hasanaj në Dritare Tv deklaroi se Sali Berisha në luftën e tij me drejtësinë, kërkon që të rrëzojë pushtetin e Altin Dumanit.
Hasanaj tha se ish-kryeministri e përdor këtë mekanizëm duke dhënë opinion të rremë, për të pasur gjithë kohës pushtet, duke mposhtu atë të drejtësisë.
“Pse duhet të protestosh, kur komisionet bëhen edhe online? Berisha para 2 vitesh filloi sulmet me Kim, duke e cilësuar si burokrate, më pas me Bashën që thonte se do krijojë kulla. Kështu filloi me opinion të rremë Berisha, pasi Kim tani është edhe në pozicion më të lakmueshëm, dhe në oborrin e PD, nuk është ngritur kullë, Berisha krijonte opinione për të dehur njerëzit. Politikan që kërkon të ketë gjithmonë pushtetin në dorën e tij, mekanizëm që kërkon të vrasë pushtetet. Targeti i tij është Altin Dumani, pasi ka pushtet që Berisha nuk e ka më, tani e ka luftën me drejtësinë”, tha Hasanaj./M.K-dritare.net