Nga Xhemal Gjunkshi
Amendamenti ligjor i kryetarit të PD për të mbështetur financiarisht me 50 milion euro, sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës nga ana e shtetit të Shqipërisë, është në thelb një lëvizje strategjike për stabilitetin në rajon. Siguria territoriale dhe e popullit të Kosovës nuk është thjesht një çështje e ngushtë lokale që duhet trajtuar vetëm brenda shtetit të saj. Sistemi i mbrojtjes së Kosovës duhet të jetë sa më i konsoliduar pasi lidhet me interesat e të gjithë kombit tonë dhe shteti shqiptar ka detyrime thelbësore për të qenë një kontribues kyç në këtë proces.
Mos harrojmë se po forcohen gjithnjë e më shumë influencat e Rusisë me aleaten e saj Serbi në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar ndjeshëm rreziqet për sigurinë dhe paqen e të gjithë rajonit. Shqetësimet e liderëve europianë dhe autoriteteve amerikane e forcoi më së fundi dhe vetë presidenti Biden i cili pak ditë.më parë u shpreh se ..
“Nëse SHBA ndalet dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit?
Nga ana tjetër dhe vetë NATO së bashku me SHBA kanë rritur aksionet dhe iniciativat e ndryshme logjistike dhe stërvitore për të dëshmuar mbështetjen e pakushtëzuar ndaj shtetit të Kosovës si një faktor esencial në paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Pra le ta mbështesim me konsensus të plotë brenda dhe jashtë Kuvendit, këtë amendament nga PD si një nga nismat politike më serioze dhe më realiste të ndërmarrë vitet e fundit në mbështetje të integritetit dhe progresit të Kosovës.