Siguria e depozitave në Kosovë, në nivelin ligjor

Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale (STRAS) zhvilloi një konferencë me temë “Siguria e depozitave në Kosovë”. Drejtuesi i STRAS–it, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se për depozita pos BQK-së duhet të jetë edhe e BQK-së me krijimin e politikave adekuate, duke përfshirë këtu edhe Ministrinë e Financave. “Depozitat janë faktor esencial për sistemin bankar. BQK ja është faktori më i madh për stabilitet financiar”, tha Rexhepi. Ndërsa Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, ka thënë se bankat menaxhojnë depozitat, prandaj, sipas tij, besimi i konsumatorëve ndaj tyre është primar. “BQK-ja objektiv ka sistemin efikas bankar, duke përmirësuar funksion bankar në kuadër të rritjes ekonomike. Esencialisht mbikëqyrja bankare sigurohet se çdo bankë është në nivel të përshtatshëm për konsumatorë. Roli i BQK-së është ruajtja e stabilitetit financiar”, theksoi Hamza. Kurse ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se Kosova si vend i ri, ka krijuar një sistem bankar, të cilit mund t’i besohet. “Ka hapësirë për të ndjekur politika që ruajnë stabilitetin e vendit. Në masë të madhe, stabiliteti në vend është ruajtur, pasi shumë banka janë degë të bankave të huaja dhe punojnë me direktiva të Bankës Qendrore Europiane. Jam i lumtur që niveli i kredive po rritet, dhe na lehtësojnë pak barrën në financimin e investimeve kapitale”, ka thënë Hoti. Sipas tij, niveli i depozitave nuk është i kënaqshëm. “Jam i pakënaqur me nivelin e depozita prej 2.5 miliardë dhe me një kohë jo të volitshme, çfarë edhe i kufizon bankat”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakUlje e kostos së ndërtimit në Kosovë
Artikulli tjetërKlop: Do të jetë sfidë speciale me Chelsin