Nga Mentor Kikia
Autoritetet kroate bllokuan nje sasi specash prodhim shqiptar, pasi rezultoi me permbajtje te nje pesticidi me shume se norma e lejuar (nga 0,01 qe duhet, ne 0.04). Kjo ekspozon disa probleme:
Se pari, rreziku per ne qe konsumojme produktet tona. Kush i kontrollon ato? Askush!
Thjesht speca, domate, kastraveca, shalqi, molle, pjeshke etj, vilen ne sera e fusha dhe perfundojne direkt ne treg. Pra nuk e dime se cfare hame.
Se dyti, kjo eshte nje anti-reklame e madhe per produktet tona. Bujqesia jone nuk promovohet duke bere fotografi per Facebook e Instagram neper sera, dhe as nga blogerat dhe show-gazetaret, qe provojne gjizen me gisht dhe thone qe eshte e mrekullueshme dhe BIO. Ajo promovohet se pari duke krijuar standardet e sigurise, si per konsumatorin vendas ashtu dhe per tregjet e huaja.
Se treti, kesaj partie malli i ishin bere analizat ne Shqiperi nga eksportuesi dhe kishin rezultuar brenda parametrave. Ndersa ne Kroaci dolen te pa pranueshme.
Cfare ka ndodhur?
Cfare sigurie kane laboratoret private ne Shqiperi qe certifikojne produktet ushqimore?
Perse analizat e kontrollit ushqimor nuk iu besohen institucioneve publike shkencore sic jane Universiteti Bujqesor apo Fakulteti i Shkencave te Natyres ne UT, qe disponojne laboratore bio-kimike, apo mund te investojne ne kete drejtim.
Jane shume me serioze e te besueshem keto institucione sesa kompanite private, per te cilat paraja vlen me shume se shkenca.
Per kete arsye, autoritetet vendase duhet te gjurmojne partine e mallit per te kuptuar se cfare ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.
Cfare nuk shkoi ne laboratorin shqiptar dhe cfare ka ndodhur ne fermen ku u prodhuan keto produkte?
S’duhet te kaloje kjo me komentet-gjyqe popullore ndaj fermereve “mire t’u behet qe ua bllokojne, vete e kane fajin”.
Tregu i pesticideve dhe produkteve te mjeksise veterinare eshte shume “fleksibel” per lejuar abuzimin, dhe ne fund e pesojme ne si konsumatore, e peson ekonomia jone.