Siguria në gjimnaze, skandali me tenderin 4 miliardë lekë, ofertë vetëm nga një firmë

Një tender i majmë dyshohet se ka qenë i paracaktuar nga Këshilli i Ministrave. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka bërë procedurat për prokurimin “Rritja e sigurisë fizike dhe dixhitale në shkollat e arsimit të mesëm, ndërtimi i platformës multidimensionale të komunikimit”.
Në këtë tender kanë marrë pjesë tetë firma, por vetëm një prej tyre ka paraqitur ofertë! Duket se këto procedura kanë qenë të paracaktuara, pasi nuk ka asnjë mundësi që firmat pjesëmarrëse në garë kanë dorëzuar një zarf të bardhë para Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Mësohet se fituesi ka marrë gati 4 miliardë lekë, që do të jepen për “FIRST” shpk & “ABS” shpk & “Infosoft Systems”. Firmat e tjera rezultojnë se nuk kanë paraqitur ofertë, pasi në dokumentet që disponon “Boldnews” rezulton se “nuk ka ofertë ekonomike”. Firmat e tjera kanë paraqitur ekstrakt të regjistrit tregtar.
Mësohet se përfituesi është Ministria e Arsimit dhe Sporteve. “Projekti më i fundit i realizuar nga Ministria e Arsimit ka synuar modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit arsimor duke realizuar ngritjen e 120 klasave interaktive në 60 shkolla të arsimit të mesëm të shpërndara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; furnizimin e shkollave me laptop për shfrytëzim në mësimdhënie nëpërmjet Platformës e-Learning; pajisjen e shkollave me tableta për shfrytëzim në Platformën e-Regjistër brenda dhe jashtë klasave laborator. Si rezultat, në shkollat e mesme tashmë ka ambiente për të kryer mësimdhënien sipas standardeve që parashtron zhvillimi i teknologjisë dhe qasja e saj në procesin mësimor”, thuhet në këto dokumente.

Njoftimi i fituesit

Sipas tyre, shkollat janë vendi ku fëmijët tanë duhet të ndihen të sigurt. Shkolla është vendi ku ata mësojnë për veten dhe botën rreth tyre. Fatkeqësisht, në dekadën e fundit disa ngjarje kriminale dhe indikacionet e tjera, kanë treguar që siguria në shkolla nuk është në nivelin që mësuesit, nxënësit dhe prindërit do të donin të ishte. Sistemet e mbikëqyrjes me kamera sigurie (ÇTV) mund të luajnë rolin e tyre në përmbushjen e pritshmërive për të mbajtur shkollat si vende të sigurta që ato janë menduar të jenë. Po ashtu, vëmendje duhet t’i kushtohet të drejtave të individit për privatësi të arsyeshme dhe shmangien e monitorimit ndërhyrës në punën e mësuesve dhe nxënësve për çfarëdo arsye. Në mënyrë të veçantë, teknologjitë ÇTV nuk duhet të vendosen në klasa për të mbledhur të dhënat për qëllime të menaxhimit të performancës ose në procedurat mësimore.
Po aq e papranueshme është përdorimi i kamerave veçanërisht në zona të ndjeshme të tilla si salla mbledhjesh, dhoma zhveshjesh dhe tualete. Balanca e mbikëqyrjes në mjediset e shkollës qartazi duhet të jetë diku në mes të dy ekstremeve: mosmbikëqyrjes dhe mbikëqyrjes uzurpuese. Sistemet ÇTV në shkolla mundësojnë rritjen e sigurisë në tri mënyra: Parandalimin, zbulimin, psikologjinë e nxënësit. Sistemet e akses-kontrollit, mbrojtjes nga zjarri dhe hyrjeve të paautorizuara, të cilat sot mungojnë totalisht në shkollat publike, do të shtonin akoma më shumë sigurinë që sjellin sistemet ÇTV.

TORS shqip

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është rritja e sigurisë fizike dhe dixhitale në shkolla të arsimit të mesëm, ndërtimi i platformës multidimensionale të komunikimit. Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë cilësinë në mësimdhënie duke rritur prezencën e kontributin e Teknologjisë së Informacionit në shkollat e mesme.
Datacenteri dhe shërbimet e qendrës së kontrollit janë të lokalizuara në Tiranë, pranë AKSHI-t. Sistemet e kamerave, kontrolli i hyrjes, sistemi i alarmit janë të shpërndara në 60 shkolla në të gjithë territorin e vendit.

“Boldnews”

Exit mobile version