“Sigurimi i PPSH ka investuar që të harrohet persekutimi komunist”, Basha: Programi ynë parashikon krijimin e fondit të Kujtesës, hapjen e dosjeve, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesë

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ndarë një video në facebook nga podcasti i djeshëm me ish të përndjekurit politik.

Basha shkruan se bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë investuar që gjithçka të harrohet nga persekutimi komunist.

Për këtë ai thotë se programi i PD parashikon krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit.

Potimi i plotë i Bashës:

Për 34 vjet, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe ish funksionarët e Partisë së Punës kanë investuar gjithçka që të harrohet persekutimi komunist. “Bashkëvujtës dhe bashkëfajtor” amnistoi persekutorët dhe dënoi edhe njëherë të persekutuarit. Kjo duhet të marrë fund! Për këtë, në programin tonë parashikojmë: Krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit. Historia meriton të njihet, fëmijët tanë nuk mund të rriten më në errësirë, harresa nuk është rruga e duhur për Shqipërinë. #ShqipëriaMeritonMëShumë

Artikulli paraprakSuksesi i sezonit turistik varet nga kë pyet në Durrës
Artikulli tjetërA e dini që Berisha i rikthyer ka humbur 5 herë në dy vite përballë Edi Ramës, çfarë po pret tani Doktori? Humbjen e gjashtë!?