Sigurimi nga COVID, 10 milionë lekë dëmshpërblim

Për herë të parë në Shqipëri ofrohet një siguracion për COVID 19, i cili të mbulon shpenzimet nërast se sëmuresh nga ky virus.

Kompania SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani në vend që e ofron këtë lloj siguracioni me një vlerë 10 mijë lekë të reja dhe nëse individi që ka blerë siguracionin sëmuret nga COVID 19 atij i mbulohen shpenzimet për medikamentet, përfiton pagesë ditore prej 2 mijë lekësh të reja në rast se vendos të kurohet në shtëpi dhe 3 mijë lekë të reja në ditë në rast se vendos të kurohet në spital.

Siguracioni për COVID 19 përmban edhe sigurimin e jetës në vlerë 1 milionë lekë të reja. Kjo vlerë përfitohet nga familjarët e personit që humb jetën si pasojë e COVID 19.

Rasti më i fundit, është familja e A. S. nga Elbasani, ku kryefamiljari i tyre fatkeqësisht nuk arrititi mbijetojë luftës me COVID 19. Ai kishte blerë më herët siguracionin Anti-Covid dhe krahas rimbursimit të plotë të faturave mjekësore që i bëri kompania SIGAL, familjarëve të tij iu dorëzua edhe shuma e 10 milionë lekëve, si dëmshpërblim i parashikuar në kontratën e sigurimit,për humbjen e jetës së familjarit të tyre.

Shpenzimet për tu kuruar nga COVID shkojnë deri në 150 mijë lekë të reja, ndërsa çmimi i këtij sigurimi është vetëm 10 mijë lekë. Prandaj ky siguracion është me përfitim për çdo qytetar, sepsemë anë të tij mund të përballohen shpenzimet financiare për këdo që sëmuret nga COVID.

Kliko këtu: hps://www.youtube.com/watch?v=5DbYwPM_8&list=PLropv4aH2uiyV9GUZRafR7LtS3Ro7RBsu&index=36

Artikulli paraprakFlamur Hoxha, një shans për komunitetin e Kukësit
Artikulli tjetërPas 30 vitesh në PS, Rama largon themeluesin Majko, jashtë liste edhe Bushati. Kodheli…