Nga Ilir Kalemaj
I have a dream…
– Sikur të kishim politikanë shtetarë dhe jo shakatorë
– Të sundonte demokracia dhe jo batutokracia
– Të mendonin më tepër të na fusnin ne BE sesa t’i jepnin leksion Europës se sa nevojë ka për Shqipërinë
– Të hapnin vende pune për të rinjtë, se sa t’i tallnin diplomat e tyre dhe t’i detyrojnë të marrin rrugët e botës si azilantë
– Të përdoreshin konkurset për të përzgjedhur më të mirët dhe jo me servilët
– Të ekzistonte sistemi i karrierës dhe jo i limon-shtrydhjes
– Politikanët të linin politikën për të bërë biznes të ndershëm dhe jo e anasjellta si në Afrikën Nensahariane
– Ku jeta në këtë yrt te shkretë të Ilirikut të ishte më pak stresuese dhe më stimuluese
– Ku puna të vlerësohej dhe jo me zor të durohej
– Ku të kishte më pak zili dhe me tepër empati
– Ku e ardhmja e femijëve të jetë e sigurtë, jo telebingo
– Ku vaniteti në ekranet shqiptare të zëvendësohej me seriozitetin
– Ku kultura dhe arti të kenë prezencë dhe jo amnezë
– Ku mosha e tretë të ketë siguri dhe respekt, jo t’ju vejë jeta dert
– Ku të ketë më pak halle dhe mëri dhe më tepër shpresë dhe dashuri!