Sillnin drogën me kontenier nga Afrika e Jugut/ Shkatërrohet grupi kriminal në Belgjikë! Mbi 30 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Një rrjet i strukturuar kriminal është goditur nga policia e Belgjikës mbrëmjen e djeshme për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, në pranga janë vendosur 30 persona mes tyre edhe shtetas shqiptarë. Ndërkohë 10 të tjerë u arrestuan jashtë vendit. Deri më tani nuk dihet se sa shqiptarë janë arrestuar.

Kontrollet u zhvilluan në disa qytete të ndryshme, në 49 subjekte, kryesisht në Antëerp. Ndërkohë janë zhvilluar kërkime dhe në shtete të tjera si Spanjë, Itali, Gjermani Kroaci edhe Holandë.

Hetimi i kryer nga Policia e Brukselit, në bashkëpunim me Europol dhe Interpol, zbuloi trafikun ndërkombëtar të drogës, ku shumica e personave të përfshirë vinin nga Evropa Lindore dhe banonin në rajonin e Brukselit .

Organizata ka pika lëshimi në rajonin e Antëerpen, pranë portit, vendi i mbërritjes së kontejnerëve me kokainë nga Amerika e Jugut. Hetimi shpejt përcaktoi një lidhje me shtetas nga Evropa Jugore, që i përkisnin mjedisit mafioz të Limburgut.

Exit mobile version