Silvinjo vazhdon turneun në Europë, monitoron një tjetër të paprekshëm të Kombëtares në Itali

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në javët e fundit ka filluar të bëjë disa udhëtime në kampionatet evropiane për të monitoruar dhe për t’u takuar me disa prej futbollistëve kuqezinj. Zakonisht, udhëtime të tilla kanë në fokus emra të rinj apo që po dalin në skenë në fundmi.

 

Por SIlvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva, kanë zgjedhur që këto monitorime dhe takime t’i bëjnë kryesisht me futbollistë të afirmuar të Kombëtares shqiptare. Kësisoj, pasi ishin të pranishëm në derbin e Milanos ku për fat të keq nuk panë dot në fushë Kristjan Asllanin, ata kanë ndjekur ndeshjen mes Atalantës dhe Bolonjës në Kupën e Italisë.

Aty protagonist në fushë ishte si zakonisht Berat Gjimshiti, një nga shtyllat e përfaqësueses shqiptare, i cili mungoi në Ligën e Kombeve për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që pësoi në pjesën e parë të sezonit. FSHF bën të ditur se trajneri është takuar me kapitenin kuqezi pas kësaj ndeshje, duke thekur se në fokus ishte ecuria e Gjimshitit me Atalantën, por edhe rrugëtimi i Kombëtares në kualfikueset e Botërorit.

Artikulli paraprakVrasja e ish-efektivit Roland Rexhepi 16 vite më parë, Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet dhe çon për gjykim Donald Hoxhën
Artikulli tjetërEMRI/ Ra nga skela teksa po punonte, ndërron jetë 70-vjeçari