Simeone shënjestron yllin e Sampdorias

Diego Simeone ka hedhur sytë nga Seria A, për të përforcuar ekipin në merkaton e janarit, teksa ka piketuar yllin e Sampdorias Torreira. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid ka ofruar plot 40 milionë euro për shërbimet e uruguajanit dhe duket se marrëveshja është pranë konkretizimit.
Torreira erdhi nga Pescara në vitin 2015, për 1.5 milionë euro, por edhe në këtë rast te Sampdoria po tregojnë se janë të aftë të rritin vlerat e futbollistëve. Simeone shikon te Torreira, futbollistin ideal për të luajtur në krah të Vitolos dhe Diego Costës dhe me afrimin e uruguajanit do t’i hapej rrugë edhe largimit të mundshëm të Antionne Griezman.

Artikulli paraprakDani Alves tregon prapaskenën
Artikulli tjetërGabriel Jesus: Pse zgjodha Cityn