Kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa ushtrimet fizike. Psikologia Anita Sanz, në platformën “Quora” ka ndarë me përdoruesit disa këshilla se cilat simptoma të shëndetit mendor asnjëherë nuk duhet të injorohen.
Fillimisht, duhet të keni parasysh se janë pesë aspekte të përgjithshme të jetës tuaj ku prireni më së shumti të vëreni vështirësi:
– Në disponim
– Në energji
në Apetit
– Në gjumë
– Në epsh seksual
Këto pesë aspekte ndikohen shumë nga luhatjet në stres, nga luhatjet hormonale, nga shëndeti fizik, traumat dhe predispozitat gjenetike ndaj problemeve të shëndetit mendor.
Shpeshherë problemet në njërën prej këtyre aspekteve mund të ndikojnë në aftësinë e personit për të funksionuar siç duhet emocionalisht, shoqërisht dhe fizikisht.
Për t’i vërejtur simptomat e shëndetit mendor që nuk duhet t’i injoroni, atëherë kërkoni këto pesë gjëra brenda atyre pesë aspekteve të lartcekura:
1: Ekstremet: P.sh., disponimin ose energjinë e keni shumë të ulët apo të lartë, apetiti është jashtë kontrollit ose nuk keni fare, jeni duke fjetur tërë kohën ose vetëm pak orë, epsh shumë të madh seksual ose fare hiç.
2: Ndryshime të shpejta: Disponimi ju ndryshon shumë shpejt, njësoj edhe gjumi iu është bërë i paparashikueshëm.
3: Anomali: Diçka rreth simptomave në ndonjërin aspekt të lartcekur është shumë ndryshe nga ajo si jeni zakonisht.
4: Ndonjë mos-funksionalitetit: Është fjala për diçka që ju parandalon të funksioni normal në aspektet e rëndësishme të jetës tuaj, siç është puna, shkolla, etj.
5: Brengat: Të afërmit tuaj janë duke shpreh shqetësimin për shprehitë që i keni përvetësuar apo për mënyrën si silleni.