Sindroma e “zemrës së thyer”, sa e rrezikshme është trauma e ndarjes

Përderisa është vështirë të rikuperohemi nga një zemër e thyer, shumica prej nesh e mendojmë vetëm si mundim të përkohshëm mendor – një që e kalojmë me kohën. Por, mundimi mendor që e shkakton ndarja mund të ketë efekte tejet të mëdha – qoftë mendërisht, qoftë fizikisht.
Ekspertët thonë se të pasurit zemrën e thyer mund të shkaktojë shumë efekte në shëndet, e posaçërisht kur truri e përpunon si trauma.
Nëse personat nuk janë të aftë ta përpunojnë në sjellje normale me një terapist ose duke gjetur kohë për ta trajtuar dhe shëruar veten, ata mund të kenë nivele shumë të larta të stresit.
Në fakt, ekziston edhe një sëmundje e njohur si “sindroma e zemrës së thyer” – për të cilën hulumtimet thonë se, në disa raste, mund të jetë edhe vdekjeprurëse.
Çfarë është kjo sindromë?
E njohur ndryshe edhe si sindroma takotsubo, kjo sindromë është kur ventrikuli i majtë i zemrës – kryesori që pompon gjak – dobësohet dhe zmadhohet, që nënkupton se nuk pompon siç duhet.
Kjo sëmundje është shumë e rrallë, ndërkaq më shumë i prekë femrat sesa meshkujt. Ndonëse kjo sindromë mund të shkaktohet nga traumat fizike, siç është sulmi i astmës, shpeshherë mund të shkaktohet edhe nga stresi emocional, si pasojë e vdekjes së një të afërmi apo humbjes së një personi të dashur.
Sindroma mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse jeni duke pasur sulm në zemër, ku do të përjetoni dhimbje në gjoks dhe probleme në frymëmarrje.

Artikulli paraprakNdryshimet në trup që paralajmërojnë probleme shëndetësore
Artikulli tjetërNdryshimet sezonale, si të trajtojmë “depresionin dimëror”