Sioni është mposhtur sërish në fushën e vet, 1-2 ndaj St. Gallenit dhe kjo me shumë gjasa do të jetë ndeshja e fundit e Tramezzanit në krye të tyre. Ish-ndihmës trajneri i De Biasit te kombëtarja shqiptare, erdhi për të drejtuar ekipin drejt titullit kampion dhe pati dorë të lirë në merkato, por deri tani ka zhgënjyer tërësisht. Sion është eliminuar nga Europa League dhe nga Kupa e Zvicrës, ndërsa në kampionat ka marrë vetëm 12 pikë në 11 takime. Te Sion luajnë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, të dy të afruar nga Tramezzani gjatë kësaj merkatoje verore, por që nuk kanë mundur t’i shpërblejnë atij besimin.
Kryesore
Continue to the category“7×7=313 është refren kombëtar kundër korrupsionit”, Basha: Vota për numrin 4...
“Është kthyer në refren kombëtar 7x7=313”, - është shprehur drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “360 gradë”. Ai tha se nuk...