Sistemet zgjedhore në Shqipëri nga 1991-2024/ Pazaret Rama-Berisha përsëriten, rruga drejt monopolizimit tipari kryesor

Shqipëria doli nga sistemi diktatorial i Enver Hoxhës në 1991 dhe menjëherë u vendos pluralizmi politik pas protestës dhe qëndresës studentore.

Prej 1944 deri më 1991 Shqipëris ishte e drejtuar nga një parti.

Partia e parë e krijuar ishte Partia Demokratike, më pas u krijuan Partia Republikane e ajo Socialdemokrate.

Por cilat sisteme zgjedhore u aplikuan në fillimet e pluralizmit e deri më tani.

Nga viti 1991 deri në 2009 është aplikuar një sistem maxhoritar me disa ndryshime të vogla në ndryshimin e kuotave dhe ulësëve.

Sistemi maxhoritar

Në 31 mars 1991 u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste në vend, këto ishin zgjedhjet e para demokratike me prezencë të OSBE dhe ndërkombëtarëve të tjerë.

Qytetarët votonin në këto zgjedhjet për 250 vende në parlament, Partia e Punës arriti të fitojë zgjedhjet me 169 mandate, kundrejt vetëm 75 që mori PD e Sali Berishës.

Sistemi i përzier

Sistemi i përzier është kombinim i sistemit maxhoritar me sistemin proporcional. Sistemi i përzier është aplikuar disa herë në Shqipëri, duke filluar nga viti 1992, ku 100 deputetë zgjidheshin drejtpërdrejtë sipas sistemit maxhoritar, ndërsa 40 të tjerë plotësoheshin me anë të sistemit proporcional.

Zgjedhje të parakohshme u zhvilluan në mars të vitit 1992, sollën në pushtet për herë të parë Partinë Demokratike e cila, bashkë me aleatët e saj, Sabri Godon dhe Skënder Gjinushin, morën 92 nga 140 vende, ndërsa PPSH e transformuar në PS mori vetëm 38.

4 vjet më vonë, demokratët këmbëngulën të mbanin pushtetin, duke zhvilluar zgjedhjet më të kontestuara, ato të vitit 1996.

Rezultati ishte një fitore për Partinë Demokratike, qe ishtë në pushtet e cila fitoi 122 nga 140 vendet. Pjesëmarrja e votuesve ishte 89.1%.

Në ditën e raundit të parë të votimit, gjashtë parti opozitare të udhëhequra nga Partia Socialiste u tërhoqën nga zgjedhjet, duke akuzuar Partinë Demokratike për kërcënime.

Vëzhguesit ndërkombëtarë vunë re se zgjedhjet u dëmtuan nga “një numër parregullsish dhe mangësish teknike” dhe përfunduan se zgjedhjet “nuk plotësonin standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, e as standardet e ligjit shqiptar. Pasi u publikuan rezultatet e raundit të parë më 29 maj, Partia Socialiste e Shqipërisë njoftoi se ata nuk do të marrin vendet e tyre në Kuvend. Pothuajse të gjitha partitë e opozitës bojkotuan raundin e dytë.

Në zgjedhje morën pjesë 23 parti me 1050 kandidatë për 155 vende. Partia Demokratike në pushtet kishte kundërshtar kryesor aleancën opozitare të përbërë nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Demokratike.

PS mori 101 mandate, PD 25 mandate, PSD 10 mandate, PBDNJ 4, Balli Kombëtar 3, Aleanca Demokratike 2.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001

Rezultati ishte një fitore për Partinë Socialiste, qe ishtë në pushtet, e cila fitoi 73 nga 140 vendet, dhe Ilir Meta mbeti Kryeministër.

Fenomeni “Dushku”

Një fshat i Lushnjës i quajtur Dushku prodhoi 9 deputetë, diçka kjo komplet në kufijtë e absurditetit.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2005

Rezultati ishte një fitore për Partinë Demokratike (PD) të opozitës dhe aleatët e saj, si Partinë Republikane (PR).

Falë sistemit të ri zgjedhor, Partia Republikane e Shqipërisë fitoi 11 vende, duke u bërë partia e tretë shqiptare. PR nuk zgjodhi asnjë deputet në pjesën mazhoritare të vetme, por fitoi 20% të votave në pjesën proporcionale, falë marrëveshjeve me PD.

Maxhoritar

PD 56 mandate, PS 42 mandate, LSI 1

40 mandate

PR 11 mandate, PSD 7 mandate, PDR 4 mandate, Partia Agrare 4, Aleanca Demokratike 3, PDS 2, PBDNJ 2, PDK 2, BLD 1 dhe 1 deputet i pavarur.

Marrëveshja Berisha-Rama 2008

Ndryshimet zgjedhore që i dhanë forcë kryetarëve të partive dhe dëmtuan partitë e vogla duke e monopolizuar pushtetin.


Sistemi proporcional rajonal

Prej vitit 2009, Shqipëria aplikon sistemin proporcional rajonal të mbyllur. Në zgjedhjet e fundit të 25 prillit u përdor sistemi zgjedhor proporcional rajonal me lista te hapura. Ky sistem nënkupton që zgjedhësit përveç siglës se partisë politike duhet të votojnë dhe për kandidatin/en e parapëlqyer prej tyre.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri u mbajtën më 28 qershor. Asnjë aleancë nuk fitoj 71 deputetë që duhen për të formuar një shumicë parlamentare, dhe për të formuar një qeveri të re partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bashkuan forcat në një koalicion.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013

PS arriti të dali parti e parë, por ju desh koalicioni me LSI për të qeverisur.

Zgjedhjet 2017

Partia Socialiste arriti të merrte 74 mandate, kurse PD 43 mandate. LSI mori 19 mandate, PDIU 3 dhe PSD 1.

Zgjedhjet e 2021

Partia Socialiste mori 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe 3 PSD.

Së fundmi kemi sërish një marrëveshje mes Ramës e Berishës për ndryshimet e reja në kodin zgjedhor, ku sërish listat mbeten në dorën e kryetarëve pothuajse në 2/3.

Kjo marrëveshje ka pas shumë kritika. Ish kreu i demokratëve Lulzim Basha ka kërkuar hapjen e listave, po ashtu e figura të tjera politike si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu e deputetë tjerë.

Ajo që vihet re është një përpjekje e madhe për ti mbyllur listat dhe për t’i dhënë pushtet kryetarëve, gjë kjo që çon në monopolizim e parlamentit nga ata që kanë vite që përpiqen të jenë gjithmonë aty.

*Artikull nga Alfapress.al

Exit mobile version