Sistemi në kolaps prej ligjeve të njëanshme

Pyetje: Zoti Basha ju u shprehët se zoti Rama kërkon të kapë shkollën e Magjistraturës, por edhe komisioneri Hahn apo edhe ministry i jashtëm Roth kanë bërë apel për të zëvendësuar ata që largohen nga vettingu dhe kjo bëhet sigurisht edhe me ardhjen e magjistratëve të rinj, mendoni se edhe ata janë të kapur?
Basha: Jo unë mendoj se ata janë të painformuar dhe unë kam patur mundësin që tu jap disa informacione ministrit, të cilën për fat të keq nuk e pata kur erdhi Komisioneri (Hahn).
Tani që ta kuptojnë shqiptarët, se këtu bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve dhe siguri do ta kuptojnë edhe ata që nuk e kanë kuptuar.
Ajo që na propozohet është që ti japim maxhorancës votat që shkolla e partisë, me njerëz të zgjedhur tërësisht nga Edi Rama, të përzgjedhë pa asnjë transparencë se kush do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët pas tre vjetësh. Pra ka dy problem. Një problem është moral-politik.
Na kërkohet që të bëhemi pjesë në korrupsionin legjislativ, ti japim dërrmën e fundit Reformës në Drejtësi. Të mbyllim sytë e të themi: po, kamikazët e Edi Ramës në shkollën e Magjistraturës do të zgjedhin se cilët do të jenë gjqytarët dhe prokurorët e ardhshëm. Do vendosin ca Elvis Roshë, ca Arben Ndokë gjyqtarë dhe prokurorë.

Por edhe po nuk qenë me rekorde kriminale do të jenë ushtarë politikë, se çfarë arsye tjetër ke të kapësh shkollën e Magjistraturës, veçse të diktosh që gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të jenë të lidhur me pushtetin dhe me atë parti politike.
Pra, e para dhe fare e qartë, kurrsesi opozita nuk mund të bëhet në një, nuk mund të kthehet në një instrument, një një mashë që të legjitimojë kapjen e shkollës së Magjistraturës dhe kthimin e saj në shkollën e Partisë Socialiste.
Paanshmëria e shkollës së Magjistraturës sot, është më e vogël se paanshmëria e fondacionit “Qemal Stafa”. Më i paanshëm është fondacioni “Qemal Stafa”, se sa shkolla e Magjistraturës. Është një instrument në duart e Edi Ramës.
Tani po kthehem edhe njëherë tea jo që ju thashë në fillim.
Ta zëmë për një moment se e injoruam këtë fakt dhe duke dëgjuar thirrjet për të qënë konstruktiv, u zhveshëm nga çdo interes politik, që në fakt është interes publik, dhe themi ok. Meqë ti e ke kapur shkollën e Magjistraturës, po të japim votat. E keni të artë se asnjë prej këtyre studentëve nuk do të jetë në gjëndje të marrë përsipër detyrat për të paktën 3-4 vjet? Sepse aq është procesi, nuk bëhet fjalë se po dhamë votat sot e zgjidhëm këtë problem.

Prandaj është shumë e rëndësishme të kuptohet se e gjitha kjo është një tekë dhe një përpjekje për të larguar vëmëndjen nga kriza e thellë e sistemit.
Dhe thirrja ime ndaj çdokujt është të shikoni se ku ka ardhur sistemi, si ka kolapsuar sistemi për shkak të ligjeve të njëanshme.
Shikoni kush është përgjegjës për këtë.
Shikoni pse e kanë bërë, çfarë motivi kanë pasur? Dhe mjafton të shikosh se ku është Saimir Tahiri. Se çfarë standardi ndjek Fatmir Xhafaj për policët dhe për veten e tij, etj.
Dhe pastaj pasi të keni parë të gjitha këto dëgjoni propozimet që ne kemi si opozitë për të zgjidhur problemin e vërtetë, jo për ta fashuar problemin. Po fashuam problemin, hemoragjia do të vazhdojë dhe pacienti do të vdesë.
Nëse ka një shans të fundit për të shpëtuar Reformën në Drejtësi, ky është ti rikthehemi konsensusit të 22 korrikut dhe të marrim masa për ti dhënë fund paligjshmërisë në organin e prokurorisë, për të patur një Gjykatë Kushtetuese funksionale, për ti dhënë fund paligjshmërisë në përzgjedhjen e KLGJ-së dhe KLPS-së. Për të pasur një proces vetting të pandikuar politikisht. Dhe natyrisht në funksion të kësaj, për të zgjidhur ngërçet e tjera në lidhje me shkollën e Magjistraturës. Por ama një shkollë Magjistrature që të gëzojë besimin e publikut, jo një shkollë Magjistrature që është kthyer në fondacionin “Qemal Stafa”, fraksion 1.

Artikulli paraprakVetingu i Berishës: Drejtori i spitalit të Peqinit punëson të gjithë familjen në spital!
Artikulli tjetërKanë rënë themelet e shtetit, tre sfidat e vendit