Analisti, Ergys Mërtiri, tha në “Open” në News 24, se sistemet zgjedhore në Shqipëri janë bërë për interesa të momentit.
“Sistemi zgjedhor këtu asnjëherë nuk është menduar rrënjësisht se cili është i përshtatshëm. Njëherë është bërë për t’ia futur palës kundërshtare, një herë të vegjëlve. Nuk janë bërë në funksion të stabilitetit të vendit por interesit të momentit.
Në një moment, rregullat e lojës ndoshta është më mirë t’i përcaktojë dikush që nuk luan.
Këtu çdo gjë është politike, por mendoj se diçka duhet bërë pasi nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai.