Siti kthehet përsëri në vendin e dytë

Mançester Siti ka bërë të tijin vendin e dytë në renditje me një fitore të thjeshtë 2-0 në fushën Bërnmuth. Pep Guardiola u detyrua të ndryshonte planet e tij që në minuta e para të takimit, kur një dëmtim i Gabriel Zhesus e detyroi të hidhte në fushë Agueron. Por kjo gjithsesi nuk ndryshoi aspak dominimin absolut në fushë të Sitit, i cili kaloi në avantazh në minutën e 29.
Në pjesën e dytë, ishte pikërisht Aguero ai që mbylli ndeshjen në minutën e 69-të duke dërguar topin në rrjetë, por Premier Liga e cilësoi zyrtarisht atë si autogol pas prekjes së Mings. Me këtë fitore, Mançester Siti konsolidon përsëri vendin e dytë të klasifikim, ndërsa mbetet 8 pikë larg Çelsit të vendit të parë.

Exit mobile version