Siti likuidon Lestërin dhe kap vendin e 3-të

Mançester Siti i Pep Guardiolës ka arritur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Lestërit në shtëpi me rezultatin 2-1. Tre pikëshi i sotëm i ngjiti “qytetarët” në vendin e 3-të, një pikë më shumë se Liverpuli i vendit të 4-t.
Golat për Mançesterin u shënuan nga David Silva dhe Gabriel Jezus me penallti. Për miqtë golin e shënoi Okazaki. Mahrez kishte shansin e artë të barazonte shifrat kur në minutën e 77 gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke rrëshqitur në momentin e gjuajtjes. Për arbitrin ishte faull, pasi topi u godit me të dyja këmbët. Ku kanë ngelur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, Siti në ndeshjen e radhës do të presë në shtëpi Uest Bromuiçin, ndërsa Lestëri do të ndeshet me Totenhamin e vendit të dytë.
Manchester City e ka mposhtur 2:1 Leicester City, por kjo ndeshje mund të kishte përfunduar 2:2 nëse Riyad Mahrez nuk do të kishte rrëshkitur te penaltia që ekzekutoi. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 78’, por goli u anulua për shkak se preku topin dy herë, diçka që nuk lejohet në futboll.

Exit mobile version