Situata dramatike/ Presidenti u kërkon takim drejtuesve të 9 partive opozitare, ja letra

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër 9 partive që u larguan nga Parlamenti, të cilave u kërkon takim urgjent për “situatën dramatike” që është krijuar në vend.

Lëvizja më e fundit vjen pas deklaratave për shpërndarjen e Parlamentit me një dekret nga Meta dhe përplasjes me maxhorancën për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese/

Letra e Metës i është drejtuar kreu të PD-së, Lulzim Basha, dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.

“I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në letrën e kreut të shtetit.

Qëndrimi

Më herët edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka folur për takimin me krerët e opozitës së bashkuar, duke thënë se do të ketë takime dhe vendime shumë të rëndësishme në vijim.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi

I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!

Letra

‘Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim,në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019.

Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera’, shkruhet në letrën që Meta u ka dërguar partive opozitare.

auto metaaaa1111573916026

Exit mobile version