Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, kryeson Australia

Në ditën e dytë të Lojërave Olimpike në “ Paris 2024” nuk munguan befasitë dhe medaljet e shumta.

Sa i përket medaljeve, Australia ka dominuar në garat e notit dhe udhëheq renditjen medaljeve me pesë të tilla duke mbajtur provizorisht vendin e parë, pasi ka fituar tri të arta dhe dy të argjendta.

Në vendin e dytë vjen Kina me dy të arta dhe një të bronztë. SHBA-të mbajnë vendin e tretë me pesë medalje: një të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta.

Medalje të arta deri më tani kanë fituar edhe Franca, Belgjika, Japonia, Kazakistani, Gjermania dhe Hong Kongu.

Exit mobile version