Situata e rëndë kriminale, reagon PD, Salinaji: Qeveria as nuk ka fuqi, as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë

Situata e rëndë kriminale, reagon PD, Salinaji: Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe

Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë levizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…

Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar!

Exit mobile version