Vrasje mafioze të pazbardhura dhe droga e përhapur më shumë se çamçakëzi!
Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetëm 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan!
Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se çamçakëzi!
Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe show-n dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin.