Situata është shpërthyese, Rama dhe Lleshaj kanë kryer krime

Erl KODRA

“Vetdijësimi e bën një njeri të papërshtatshëm për të qenë skllav”. Frederick Douglass (shkurt 1818 – 20 shkurt 1895) lider reformator amerikan, orator, shkrimtar dhe burrë shteti.

Situata politike në Shqipëri është shpërthyese; për të folur së pari për situatën politike, sepse ajo ekonomike dhe sociale (dhe kriminale) është një katastrofë. Të ndërtosh një arsyetim llogjik të mbështetur mbi argumenta, gjithmonë është e rëndësishme që gjërat të thuhen me emrin e tyre të vertetë, ndaj unë do të përpiqem të shoh në brendësi.

Të gjithë lexuesit potencial të këtij teksti i njohin ngjarjet, dhe nuk është e nevojshme të citohen ato, por vetëm të shikohet brendësia e tyre, detaji. Kjo është një formë që të jep perceptim të saktë të gjendjes.

Cilat janë mendimet e shqiptarëve? Ose më mirë të themi, çfarë kanë menduar shqiptarët para gjashtë muajsh, dhe çfarë mendojnë ata sot? Fakti është se Partia Demokratike në veçanti dhe opozita në përgjithësi është rritur vrullshëm.

Kjo rritje nuk erdhi se shqiptarët ndryshuan mendim për Edi Ramën, sepse shumica e qyetarëve tashmë e njohin në detaje Lartëgjatësinë e Tij, por është akti i pazakontë i opozitës që i hoqi argumentat të gjithë atyre që dyshonin tek opozita.

Po më pas, çfarë vjen? Denoncime, protesta, prap protesta?! Sepse Edi Rama e kapërceu vrullin e parë të protestave opozitare edhe me mbështetjen e burokratëve evropian, ndërkohë, me kohën e fituar po ndërton një lloj piedestali turpi dhe neverie, veprim ky që me siguri absolute po e çon vendin drejt përplasjes civile.

Edi Rama hynë tek ajo kategori njerëzish jo të zakonshëm; domethënë, ai është njeri i poshtër dhe i lig, dhunues dhe përçudnues njëkohësisht. Poshtërsitë e tij nuk njohin kufinj moral për gjërat më intime njerëzore, prandaj ai nuk është në gjendje të konceptojë problemet madhore që i ka shkaktuar demokracisë, shtetit, qytetarëve.

Për Edi Ramën është normale gënjeshtra, mashtrimi, hilja, vjedhja, manipulimi. Ai nuk di të ndalet. Ai nuk ka lidhje me njerëzit. Me djallin, po. Edi Rama është nga ajo rraca e qenieve humane, që është gati të shkërdhej edhe nënën e vet, nëse kjo do t’i shërbente qëllimit. Qëllimi i tij është një; sundo, vidh, shkatërro.

***
Strategjia e opozitës duhet të ndryshojë. Domethënë, jo rrugën, por qasjen.
Shikoni se çfarë ndodh, ndërkohë që ditët pasojnë njëra tjetrën. Parlamenti mbushet me mëshqerra dhe viça, të cilët i duhen Edi Ramës si copa mishi me dy sy. Ata duhet të jenë aq të zgjuar sa të dijnë të thonë “betohem” pasi Gramoz Ruçi t’u ketë lexuar formulën. Kaq. Pastaj ata janë të gatshëm për thertore.

Këto ditë kanë ndodhur ngjarje të rënda, por vetëm njëra është e jashtëzakonshme. Asnjë ngjarje tjetër nuk e ka përmasën e saj të dhimbjes. Pavarësisht se ajo ndodhi në mes të Tiranës, Sandër Lleshaj dhe Erion Veliaj ia arritën t’i mbajnë larg mediat dhe opozitën, ndërkohë që Policia e Shtetit kryente një ndër operacionet më të ndyra në historinë e shtetit shqiptar.

Akti i tyre lirisht mund të përkufizohet si një akt burracak që të ngjallë neveri, në vetvete një lloj krimi barbar që nuk e bëjnë as pushtuesit, një lloj lufte e ndyrë që është kryer vetëm nga diktatorët me damkë.

“Qentë nuk kanë shumë përparësi ndaj njerëzve, por një prej tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme: eutanazia nuk ndalohet me ligj në rastin e tyre; ata kanë të drejtën për një vdekje të mëshirshme ” – thotë Milan Kundera tek “Lehtësia e papërballueshme e qenies”.

Banorët e Bregut të Lumit nuk patën fatin e qenëve, që të vriten me mëshirë, por u vranë egërsisht, me bomba gazi, me shkopinj gome, grushte, fadroma, terror.

Ato qenie të mjera i agresuan brenda shtëpive të tyre, ua asgjësuan ekzistencën, ua hoqën me dhunë çdo mjet jetese. Sot e gjithë ditën e natën, ata flenë në qiell të hapur. Shteti i Edi Ramës dhe i Sandër Lleshajt, qetësisht kryen një krim të përbindshëm.

Opozita shqiptare ka njëmijë arsye për të protestuar, por asnjëra prej arsyeve, duke përfshirë gjithçka ka ndodhur përgjatë këtyre gjashtë viteve, nuk e ka peshën e barbarisë që ndodhi me shqiptarët në Bregun e Lumit. Po shpjegohem me një shembull që ne e njohin mirë.

Kthesa në Luftën e Kosovës ndodhi kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Kolonat e shqiptarëve të rraskapitur që iknin me fëmijë dhe trasta në krahë më në fund i bindën SHBA-të të fillojnë sulmin më të madh në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht që përmasat e tragjedisë shqiptare në Kosovë janë planetare, por thelbi i aktit të ndyrë të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës nuk ndyshon;

Sulm ushtarako-policor, brenda shtëpive të shqiptarëve, me qellim për të shembur strehën e tyre, dhuna, bombat e gazit, terri informativ, forca brutale. Po, në Breg të Lumit mungojnë përdhunimet. Sot ata njerëz enden nëpër gërmadha.

Nga të gjitha pikëpamjet, nga të gjitha provat, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë kryer krime të ethshme kundër jetës dhe pronës, së paku kundër 21 familjeve. Plani është që aksioni ushtarako-policor të vazhdojë.

Çfarë mund të bëj opozita shqiptare? Ku mundet të gjejë kauzë më madhështore se sa mbrojta e breglumasve? Çfarë mund të jetë diçka tjetër më e madhe, që mund të tregojë para botës fytyrën e vertetë të kanibalit Edi Rama? Ku mund të gjendet arsye më e fortë dhe sublime, se sa kjo?

A ka gjë më të moralshme mbi këtë dhe se sa të mbrosh ata fëmijë, gra dhe burra, edhe fizikisht kundër një horrdhie perversash të veshur me uniformë?!

A nuk do të ishte kjo një provë e fortë, edhe për shqiptarët, edhe për ndërkombëtarët, se opozita shqiptare e ndërmori aktin e fortë të shembjes së fasadës, sepse Edi Rama nuk njeh kufinj moral dhe ligjorë, ndaj largimi i tij nga pushteti është emergjencë kombëtare dhe humanitare.

Le të përlesheshin me policinë, të goditeshin, të gjakoseshin. Kjo do të hiqte çdo alibi të ndërkombëtarëve, duke denoncuar përfundimisht shëmtinë e kompromisit rreth raportit demokraci-stabilitet. Le të përlesheshin me policët e Sandër Lleshajt të gjithë ish deputetët e Partisë Demokratike, Antarët e Kryesisë dhe vet Kryetari Lulzim Basha, ndërsa në lajmet e ditës bota mbarë do të ndiqte:

– Çfarë ndodhi?
– Dhunë e ekstreme në Tiranë!
– Pse?
– Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, një ish gjeneral ushtrie, shembën barbarisht 15 shtëpi të ndërtuara pa leje në fillim të viteve 90-të. Opozita shqiptare u përlesh fizikisht në mbrotje të banorëve.

Mbrojta e të Drejtave të Njeriut, mbrojta e jetës dhe pronës është një ndër premtimet kryesore të opozitës shqiptare, që ka djegur mandatet e përfaqësimit në Parlamentin Shqiptar, duke kërkuar një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të reja parlamentare.

Exit mobile version