Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u shpreh se ka marrë dhjetëra mesazhe të qytetarëve me raste të ngjashme refuzimi si me të ndjerin Çekiri.
Ai theksoi se sot Covid ka dalë jashtëkontrollit, ndërkohë që rama dhe qeveria bëjnë vetëm paradë, ndërsa shtoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri ëhstë i papërgatitur.
“Kam marrë dhjetëra mesazhe të qytetarëve me raste të ngjashme refuzimi si me të ndjerin Çekiri. Përgjigjja e vetme e qeverisë është një paradë më shumë nga kryeministri, pa asnjë të dhënë sa mjekë, sa infermierë do punojnë në atë spital.
Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor.
Nëse plani ynë do të ishte vënë në veprim do të kishim funksionale kapacitete për të pritur të prekurit me covid dhe mundësi që të përballonim të tjerë
Pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i nje kolegut tuaj ka pritur 6 dite me simptoma per te bere tamponin.
Nëse plani ynë me 5 pika do të ishte vënë në zbatim nuk do të ishim në këtë situatë, por do të kishiim mundësinë që të përballonim edhe fluksin e të shtruarve të tjerë. Numri i testimeve mbetet më i ulëti në Europë. U informova se një pacienti i ëhstë bërë tamponi 6 ditë pasi ju shfaqën simptomat”, u shpreh Basha.