Situata në PD, Baçi: Berisha vijon me idetë autoritariste. Sherret e opozitës i shërbejnë Ramës

Analisti Agim Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në ‘News 24’, duke folur për situatën e opozitës, deklaroi se Sali Berisha vazhdon të mendojë se vetëm ai është kreu opozitar i përjetshëm dhe se kush i del kundër, e konsideron armiq. Baçi shtoi se sherret e eksponentëve brenda PD-së i shërbejnë vetëm Ramës.

“Pas zgjedhjeve, nëse opozita humb, ka një presion mbi Berishën dhe Bashën. Por, nëse opozita fiton, çfarë do bëjë zoti Shehi, që ka dale me lëvizje të re? Po, duhet një lëvizje për votuesit gri. Shehi niset nga fakti që Sali Berisha ka ndërtuar një narrativë, ku thotë se kush nuk është me mua, nuk është opozitë. Mirëpo, duhet të elimonohen egot dhe të mos luftojmë për veten, por për të gjithë opozitën, që nesër të jetë në pushtet. Edhe z Basha mban shumë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur me PD, por për zgjedhjet e 14 majit, duhet të mbajë përgjegjësi z Bardhi, zonja Tabaku. Berisha mendon se është e vetmja alternativë e opozitës. Sherret në PD i shërbejnë vetëm Ramës”, tha Baçi.

Artikulli paraprak“Ndër emrat më të lakuar nga opozita për çështjen e inceneratorëve”- VOA: Ish-ministri Damian Gjiknuri merret në pyetje nga SPAK
Artikulli tjetër“Presioni që po shkakton emigracionin bie mbi gjithë shoqërinë, por askush nuk e ndjen më shumë se nënat shqiptare”/ Basha: Do të kërkoj që në çdo degë një grua të ketë një post drejtues.