“Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar i sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimit. Jam i shqetësuar për situatën politike në vend, pasi është dramatike”.
Kështu deklaroi gazetari e prezantuesi i njohur televiziv Adi Krasta, i cili këtë vit është bërë pjesë e skuadrës së “News24”, pasi ka lidhur një kontratë të re bashkëpunimi me këtë televizion. Ndonëse nuk shfaqet shpesh nëpër intervista televizive, Krasta këtë herë ka ‘thyer’ rregullin.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Krasta ka komentuar situatën politike në vend, duke u fokusuar tek zhvillimet e fundit, që nga dorëheqja e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm apo dhe dalja publike e ish-ministrit Tahiri.
-Pse nuk jep intervista shpesh?
Që t’i përmbahesh dëshirës për të folur vazhdimisht, që të dalësh të flasësh atëherë kur duhet, tregon fuqi karakteriale. Kam ndonjë reaksion për të thënë ndonjë gjë, ti e përmban veten. Është marrëdhënie që vendoset me veten.
-Sa larg dhe aq afër zhvillimeve… një skaner tendin e ke. Do doja të pyesja për atmosferën politike. Si e sheh?
Optika… dhe këtu të vjen shpesh për të qeshur, në diskutime që bëhen në studio televizive për të njëjtin fakt që thotë dikush; ‘nuk është i vërtetë, ky është perceptimi yt’. Perceptimi shpesh herë ka prodhuar përfundime spektakolare në zgjedhje. Në këtë optikë, unë jam jo vetëm i lejuar, por kam përshtypje si një publik i specializuar që jam, ta shoh me shqetësim të madh, dhe të ndjek çdo gjë që ndodh. Për t’i ballafaquar të gjitha dhe për të mbërritur në një konkluzion të arsyeshëm. Situatën politike në Shqipëri e shoh të vështirë, nuk rrotullohem duke gënjyer veten. Situata është dramatike, gjendje e njerëzve është shumë e paqëndrueshme.
-Flasim për një ministër të dorëhequr dhe një kryetar bashkie të Durrësit, që i kërkohet të dorëhiqet… Meta që nuk po dekreton ministrin e ri të Brendshëm…
Veprimet në përgjithësi, aksionet qeveritare një njeri mund t’i shoh me analizën për të parë vendimin të shkëputur nga rrethanat dhe ndjeshmëritë. Unë për hir të vërtetës nuk e bej. S’jam njeri i politikës. S’flas në tv për t’u votuar, por për t’u kuotuar. E njoh publikun tim. Aq pak sa për të kuptuar që dorëheqja e ministrit të Brendshëm të një vendi është një ngjarje e rëndësishme. Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar i sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimi. Kjo është ngjarje e rëndësishme për mua. Variacione mbi temë, spekulime, nuk bëj. Unë kuptoj se dorëheqja është e rëndësishme dhe tregon për problematikë dhe krizë qeveritare që mund të zhvillohet në përfundime nga më të ndryshmet. Kjo dorëheqje për vendin tim tregon për një krizë të mirëfilltë qeverisëse.
-Doja t’ju pyesja për rastin ‘Tahiri’. Gjykoni se duhet të rikthehet Tahiri? Ç’të vërtetë shiheni tek ajo e ‘vërtetë e tij’…
Të vërtetat janë situata shumë kokëfortë, dhe kanë nevojë për gjykime të forta dhe analiza të ngadalta dhe jo partizane. Për Tahirin nuk mendoj asgjë.
-Duke iu pyetur për ministrin e sapo-dorëhequr, thua se vendin është në krizë, është një rrotacion i cili duhet të ndodh?
Unë jam munduar të bëj një deklaratë timen. Unë e dua vetën të shkëputur nga maskarada politike. Kur ti e sheh të natyrshme të kundërshtosh qeverinë, ti etiketohesh si kundërshtar. U desh 30 vjet, që u vërtetua se nuk u bërë pjesë e nëndheshme dhe pjesë të konspiracioneve. Mua më kujtohet, që në këtë shfaqja, unë kam bërë një deklaratë, e cila nuk u përmend kurrë. Do të jem kundër çdo qeverie, sepse unë jam i lirë dhe liria ime ka shumë rëndësi. Për mua rrotacioni sjell ndryshim. Nuk i heq asnjë presje këtij qëndrimi. Duke qenë qeveria autoritet, kollaj bëhet autoritative. Kjo Shqipëri është e njerëzve të zakonshme. Janë ca nga ne, të cilët nga ne duhet të mbrojnë interesin e publikut. Unë shoh disa kolegë të mi, të cilët luajnë rolin e propagandës qeveritare, por s’janë të lumtur.
-Pse janë të palumtur?
Nuk e di, një pjesë bëjnë gazetari të vërtetë. Disa i shoh që përpiqen të mbrojnë të pambrojtshmen.
-Nëse ju pyes, çfarë më thoni për Ramën?
Më duket fare normale, që Rama të komentojë thënien e gazetarëve të rëndësishëm në vend. Që të jem i ndershëm me ty. Seriozisht nuk kam asnjë koment, nuk mendoj se ia vlen të kem pyetje për këtë.
-Ku ndryshon pushteti Rama nga pushteti Berisha?
Kjo është një pyetje, e cila më duhet të bëjë një analizë deontologjike. Tani nuk dua të bëj analistin. Ka ngjashmëri, ka dallime. Ka shumë njerëz, të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës. Elementë të cilët nuk kanë ndryshuar siç janë lufta politike, stigmatizimet, gjuha e përdorur. Kam një përshtypje. E shoh se në shoqërinë tonë njerëzit apo votuesit reagojë më ngadalë. Vendet që janë më të zhvilluara reagojnë më me shpejtësi. Pra nuk pres pa fund së lodhuri, që pas disa kohësh të them tani ka ardhur koha për t’i dhënë votën atyre të tjerëve. Rrotacioni është i mirë.
-A kemi një opozitë të fortë, Basha si po e bën opozitën?
Të gjitha pyetjet që ke bërë, unë kam qenë i kujdesshëm të mos bëj një përcaktim politik. Kur ne dhe zërat e rëndësishëm gjatë periudhës së PD në pushtet thonim se si qeverisja autokratike, rregulli në sjellje, agresiviteti dhe mbajtja me dorë të hekurt, do të sjellë asgjësimin e PD, por kjo sillte të qeshura.
-Çfarë këshillash ke marrë nga bashkëshortja juaj?
Ajo nuk dihet mirë që kur i ka dalë emri në publik. Ne jemi në një profesion. Por ne mundohemi të lexojmë në fusha të ndryshme. Nuk është se marrë sugjerime vetëm nga bashkëshortja, por që në fillime më ka qëlluar me figurat më të rëndësishme. Në ambientet ku puno
-Me familjen sa i lidhur është Ardi?
Kjo është një pyetja retorike. Komunikimi i ndjeshëm, ata janë në një fazë, të cilët kanë formuar karakterin e tyre. Me thënë të drejtën gruan nuk do ta kem në emision, por as edhe fëmijët, Them se do të kemi të ftuar personazhe, që do të shoqërohen me sqimën përkatëse. Nuk dua të bëhem kryeministër. Unë dua të komunikojë me publikun. Unë këtë herë në këtë program do të kërkojë hapur që të kemi një dialog të hapur. Për mua do të jetë kështu dhe kështu do ta bëjmë. Ne kemi menduar të bëjmë një program, i cili nuk kërkon të tregojë muskujt, por komunikimin e publikut me shqetësimet që ka.
-Lider të fortë dhe institucione të forta a ka?
Pyetja është retorike. Përgjigjen e ka brenda. Përgjigja është; po. (Qesh)
-Flasim për ligjin anti-shpifje…
Personi që është i dëmtuar bën një padi dhe ajo zgjidhet. Nuk ka nevojë që të bësh një zhurmë të madhe për të treguar se çfarë po bëj unë. S’jam dakord për këtë zhurmën për shpifjen. Ngjarja është e parëndësishme. Është thellësisht e shoqërueshme për drama të tjera. Ka shumë probleme të tjera Shqipëria që të merresh, që të harxhosh kohë.
-Kryeministri ka hapur edhe fondin për këtë ligj…
Kjo është futja kot. I dhe shumë minuta kësaj ngjarje.
-Po vet kryeministri Rama a shpif?
Të të them të vëretën? S’marr mundim që t’i përgjigjem kësaj pyetje.
-A luftohet me liri shprehesh shpifja?
Ne sot flasim për ‘Fake news’. Ai nuk erdhi në përballjen e madhe Klinton-Trump. Ka qenë një problem i vazhdueshëm. sot nuk tingëlloi më njeri i shoë. Kolegët e mi bëjnë shoë dhe nuk është i bukur. Marrëdhënia me mediat është komplekse. Pse do të duhet të arrinim në mendime përgjithësuese?!
-Të bëjnë përshtypje disa terma; ‘kazani’. Ndërkohë Meta tha dje ‘delinkuent’
Ky është një vend mesdhetar ku njerëzit kanë gjuhë me ngjyrime të ethshme dhe me nuanca. I takon kulturës së gjithsecilit, kë kanë pasur gjysh, baba, apo dhe nëna, apo dhe mësuesit. E kam shumë të lehtë të të bëj shoë-n e një klouni. E kam shumë të kollajshme, por s’më lejohet ta bëj. Unë duhet të jem i kujdesshëm. Çdo rast tjetër që na vjen përballë, s’do duhet të na gjejë të papërgatitur. Nuk është kjo normalja. Jemi në një kohë në Shqipëri që anormalja është kthyer normale. Jemi në një vend me politikë anormale, me zgjedhje anormale.
-Berisha prodhon politikë sa një parti më vete. Si e shihi komunikimin e tij?
Më kujtohet njëherë që e kam takuar rastësisht. Pasi kam mbajtur qëndrime kritike ndaj PD. Siç kam mbajtur dhe mbaj gjithmonë. I kam thënë; Zoti Berisha s’kam qenë dakord me politikën tuaj. Kurse ai më tha; Zoti Krasta, ju ka pas hije qëndrimi juaj. Ka një dallim të madh me të, ai është një dashurues i leximin, është një njeri i kulturuar. S’më lejon që të bëjë komente për të. S’e gjej pyetjen të përgjigjshme.
-Adi Krasta është në ‘News24’. Përveç emrit televiziv Krasta çfarë sjell ky program?
Konkurrimi ka kaluar në televizionet e niveleve të informacionet. Siç është edhe News24. Që të jem i ndershëm me ty në një bisedë që kemi bërë me Hysenbelliun për të filluar punë më tha; “Eja në News24 që të flasësh për çfarë të duash dhe kur të duash. S’do kesh kurrë një shqetësime”. Për mua është fondametale të flas pa filtra. Nuk mendoj se jam aq i rëndësishëm. Shqipëria, po tregon se duhet të bësh shumë që të reagojnë në ndonjë formë. Nëse ka ndonjë lëkurë hollë që tendosen nga një shaka televizive, ku tregon se është problem i tyre. Dua që të pranosh një kërkesë timen që në emision të jeni aty të analizojmë çfarë ka ndodhur gjatë javës. Në emision s’ka gjë spektakolare, por ajo që ndodh. E kam menduar që këtij publiku në këtë kaos, që janë njësoj, t’i propozojmë diçka tjetër. Që do të jetë në prime time çdo të hënën. Do ketë informacion, biseda, pyetje. Asgjë si pikë kthesë në historinë televizive. Unë jam antikonformist që në lindje.