Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri ka dorëzuar kërkesën për informacion mbi situatën urgjente në lidhje me kushtet e mjerueshme të Qendrës Shëndetësore, Idriz Rali në Fushë- Krujë.
Sipas deputetes këto kushte jo vetëm që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve, por gjithashtu ndikojnë në besueshmërinë dhe efikasitetin e sistemit tonë shëndetësor.
DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, ANDIA ULLIRI
Sot dorëzova në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për informacion mbi situatën urgjente në lidhje me kushtet e mjerueshme të Qendrës Shëndetësore Idriz Tali Fushë Krujë.
Si deputete përfaqësuese e zonës jam vënë në dijeni për mangësi të konsiderueshme në infrastrukturën e Qendrës Shëndetësore, mangësi që paraqesin pengesa të mëdha për ofrimin efikas të shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, duke ndikuar në mënyrë kritike në mirëqenien e qytetarëve tanë.
Këto kushte jo vetëm që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve, por gjithashtu ndikojnë në besueshmërinë dhe efikasitetin e sistemit tonë shëndetësor.
Vendndodhja Qendrës Shëndetësore paraqet sfida dhe shumë përgjegjësi, pasi ajo shërben jo vetëm si një qendër e kujdesit parësor shëndetësor për banorët e Fushë Krujës, por edhe si një pikë kritike aksesi për kujdesin urgjent mjekësor.
E vendosur përgjatë aksit të Rrugës së Laçit, Fushë Krujë, Qendra Shëndetësore kërkon një nivel më të lartë gatishmërie për të trajtuar jo vetëmshqetësimet rutinë mjekësore, por edhe urgjencat e paparashikuara që vijnë nga aksidentet automobilistike.
Pavarësisht përpjekjeve të personelit të kujdesit shëndetësor, infrastruktura dhe burimet ekzistuese në Qendrën Shëndetësore janë të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e vendosura mbi të.
Ndaj sot me këtë shkresë i jam drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përdomosdoshmërinë e investimit në këtë Qendre Shëndetësore për të përmirësuar infrastrukturën dhe mundësimin e paisjeve mjekësore të reja.
Në emër dhe të qytetarëve dhe vetë stafit mjekësor kërkoj informacion për këtë pyetje:
1.A është bërë ndonjë vlerësim në lidhje me rreziqet e mundshme që paraqet gjendja aktuale e Qendrës Shëndetësore Idriz Tali për
shëndetin dhe sigurinë publike?
2. A ka ndonjë iniciativë apo program ekzistues brenda Ministrisë që synon mbështetjen e rinovimit apo modernizimit të objekteve
shëndetësore? Nëse po, a është Qendra Shëndetësore Idriz Tali pjesë e këtij programi?
3. A mund të japë Ministria një afat kohor se kur mund të fillojnë punimet e rinovimit, duke pasur parasysh urgjencën e situatës?
Fatkeqësisht premtimi i ofrimit të mjekësisë falas, përveç propagandës nuk i ka ardhur në shërbim asnjë qytetari shqiptar, raste si kjo Qendër Shëndetësore janë shqetësimi real i qytetarëve.
Shëndetësi duhet të jëtë gjithmonë mbpolitikat e ditës, duhet të jetë garanci shërbimit për secilin nga ne!