Situatë alarmante/ Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë, mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Rastet e vetëvrasjeve në Fier kanë shënuar një rritje të frikshme kohët e fundit, me katër persona që kanë humbur jetën vetëm në dy javë.

Tragjikisht, tre nga këta viktima kanë konsumuar fostoksinë, një helm fatal pa kundërhelm, duke arritur në spital në gjendje të rëndë dhe pa mundësi shpëtimi.

Mjeku toksikolog Lulëzim Banushi ka kërkuar heqjen e kësaj substance nga qarkullimi për të parandaluar raste të tilla.

Rastet e evidentuara përfshijnë individë nga grupmosha të ndryshme. Të rinjtë preken shpesh nga depresioni për shkak të papunësisë dhe mungesës së shpresës, ndërsa ata në moshë të mesme përballen me probleme në marrëdhëniet familjare.

Të moshuarit shpesh përjetojnë vetminë dhe mungesën e kujdesit.

Mjekët bëjnë thirrje për vëmendje ndaj shenjave të para të depresionit, si trishtimi i thellë, izolimi dhe ndryshimet në sjellje.

Terapia konsiderohet thelbësore dhe nuk duhet parë si turp, por si një hap jetik për shëndetin e atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprakEmigracioni shton stresin në Shkodër, rritet numri i personave me probleme të shëndetit mendor
Artikulli tjetërEMRI/ Dhunoi fizikisht 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, arrestohet autori! I moshuari në intubim në spitalin e Fierit