Situatë dramatike nga tërmeti! 13 të vdekur dhe dhjetëra nën rrënoja…

Burime nga Urgjenca Kombëtare njoftojnë se derimë tani janë 13 të vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 dhe me intesitet rreth 9 ballë, që shkundi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në zonën e Thumanës, në Durrës dhe në Kurbin. Ndërkohë që po punohet ende për të nxjerrë qytetarë të tjerë nga rrënojat, çka bën që numri i viktimave të rritet në orët në vijim.

Në zonën e Kënetës në Durrës, 7 anëtarë të një familje ndodhen nën rrënoja, ndërkohë që në Thumanë po ashtu raportohet për katër anëtarë të një familje që ndodhen në gërmadha.

Ndërkohë, bëhet e ditur se 28 persona janë nxjerrë nga gërmadhat.

1 4

 

Exit mobile version