Situatë e tensionuar në Tropojë, qytetarët e revoltuar përleshen me policinë në KZAZ

Situatë e tensionuar në qytetin e Tropojës. Qytetarë të revoltuar kanë thyer drtitaret dhe dyert e KZAZ nr 9, gjithathtu kanë hequr dhe materialet zgjedhore. Gjatë incidentit këta persona janë përplasur me policinë.

Ky veprim vjen pas një komunikimi me letra, teksa Bashkia e Bajram Currit i kërkonte drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzonin deri sot në orën 10:00 të gjitha materialet zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim dekretin e Presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Sipas burimeve, brenda qendrës së votimit kanë hyrë pas këtij momenti simpatizantë të opozitës që brohorasin.

Pak ditë më parë Bashkia e Bajram Currit i kërkoi KQZ-së me anë të një shkrese zbatimin e vendimit të Presidentit Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë zgjedhjeje për qeverisjen vendore si dhe lirimin e mjediseve të vëna në dispozicion nga ky institucion për procesin zgjedhor. Afatai i lënë për spastrimin e ketyre mjediseve ishte ora 10:00 e paradites së sotme, çfarë ka çuar dhe në ndërhyrjen me forcë të përfaqesuesve dhe mbështetësve të bashkisë Bajram Curri.

Përplasjet mes bashkive që administrohen nga përfaqësues të opozitës vijojnë prej ditësh, sidomos në bashkinë e Shkodrës, më e madhja në qarkun e Veriut.

kzaz 1

Artikulli paraprakPërleshje në Shkodër me bandat e Ramës, nuk arrijnë të pushtojnë Pallatin e Sportit
Artikulli tjetërParlamenti ilegjitim kalon 2 kontratat e Ramës 366 milionë euro!