Situatë kritike nga Covid-19 në SHBA, 2363 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një bilanc të frikshëm nga numrat e viktimave si pasojë e koronavirusit në vend. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2363 pacientë duke kapur totalin e përgjithshëm 47681 vdekje.

Shqetësuese për autoritetet mbetet numri i lartë i të infektuarëve që deri më tani ka shkuar 850 mijë në të gjithë Amerikën.

New York ka filluar të stabilizohet pas shumë javësh ku numri i viktimave ishte i lartë. Mediat raportojnë se është regjistruar numri më i ulët i viktimave që prej datës 2 Prill. Guvernatori i Neë York, Andreë Cuomo tha se gjatë 24 orëve të fundit atje kanë humbur jetën 474 persona, një shifër që nuk ishte arritur prej të paktën 20 ditësh.

Rasti i parë i konfirmuar zyrtarisht me koronavirus në SHBA ishte në 21 Janar, në shtetin e Uashingtonit që kishte ardhur nga vendet e tjera. Sipas ‘The Guardian’ tregon se koronavirusi është përhapur në Amerikë që në fillim të Janarit por që u raportua si grip sezonal. Mbi 10 shtete në SHBA, kryesisht ato në jug, si Georgia, Karolina e Jugut dhe Tenesi po lejojnë disa biznese të rihapen, me shpresën për të rigjallëruar ekonominë.

Miliona Dollarë ndihma u miratuan një javë më parë për të mbështetur biznesin e vogël të goditur nga pandemia. Zyrtarët amerikanë shpresojnë se paketa e re e ndihmave do t’i ndihmojë sadopak ato që të marrin veten si pasojë e Covid-19.

Exit mobile version