“Situta është zi”, banorët e Postribës: “Na ka mbuluar varfëria”. Bushati: Të largojmë Ramën që të shpëtojmë qytetarët

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë administrative të Postribës, të cilët po përballen me vështërsi të mëdha ekonomike.
Qytetarët u shprehën se papunësia, varfëria dhe emigrimi janë problemet kryesore që njësia administrative Postribë po përballet prej 8 vitesh qeverisje të Edi Ramës.

Qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit, duke bërë të humbasin shpresën të jetojnë në këtë vend.

Helidon Bushati premtoi se kjo situatë do të ndryshoj me 25 prill duke I thënë qytetarëve të Postribës se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen ekonomisë familjare, për frenimin e emigrimit të të rinjve si dhe për mbështetjen ndaj biznesit.

Helidon Bushati: Si kanë shku punët?

Qytetari 1: Ti po e sheh vet, më zi s’ ka si shkojnë. Ça me ba?

Helidon Bushati: A konsumojnë njerzit?Ka ra klientela?

Qytetai1: Ka ra komplet, s’ka fuqi blerëse. Asnjë njeri në klub. Jena ba me ik edhe ne prej këtu. 20 vite kam jetu në Greqi ….

Helidon Bushati: Me mbrojt biznesin tënd është ma mirë me hek Edi Ramen, sesa me u largu vet tidhe të tjerët.

Qytetari 1: Nuk të lënë as taksat, me drita. Ke kasën e të gjitha dhe s’je i zoti … të thotë pse s’ban kasë për kafe e për tana, ku me i ba, me ca. Fiken dritat. Telat kanë 70 vjet, s’ke tela, s’punon kush mo zotëri, vec marrin rrogat. A i sheh telat, 70 vjet teli. Ca me punu ne? 20 vite kam punu jashtë, kena ba këto shpenzime këtu, jena ba me i shit e me ik prej këtu.

Helidon Bushati: Jo me i shit e me ik, zgjidhja është që me 25 prill me cu Edi Ramën në shpi dhe me ndryshu situatën, me ardh një qeveri që mendon për ty, për familjen shqiptare, për të rinjtë shqiptarë, për biznesin shqiptarë. A ke pa paketen ekonomike të partisë demokratike?

Qytetari 1: Jemi duke i ndjek…

Helidon Bushati: 0.5 % të gjithë xhiros ka me pagu biznesi, asgjë më tepër. Ulje të cmimit të dritave, ulje të cmimit të karburanteve, ulje të sigurimeve shoqërore.

Helidon Bushati: Si po shkon peshku? A ka shitje?

Qytetari2: Ishtu, copa copa.

Helidon Bushati: A blejnë njerzit apo jo?

Qytetari 2: Ka pak…

Helidon Bushati: Ma përpara a ke shit më shumë apo më pak?

Qytetari 2: Aty aty, kanë ik … kanë mbet pak boll.

Helidon Bushati: Pse ato që kanë ik hashin peshk, këto që kanë ndejt nuk hajnë peshk? Këto nuk kanë lekë, jo se s’hajnë peshk edhe këto e hajnë taven e krapit por s’ kanë lekë.
Helidon Bushati: Duhet me kuptu dicka, që vetëm duke ndryshu kjo qeveri, vjen dhe rritet fuqia blerëse. Sot njerëzit nuk kanë lekë me shty muajin.

Qytetari 3: Copa copa, si koha.

Helidon Bushati: A ka ra puna?

Qytetari 3: Ka ra puna, nuk kena ca me ba.

Helidon Bushati: Nqs bahena gjithë bashkë, kena ca me ba. Mendoj që ka ardh koha për ndryshim, ndryshim për mirë për të gjithë, jo vetëm për një person.

Helidon Bushati: Si kanë shku punët?

Qytetari 4: Të lodhun boll. Ky vend ka mbaru, ekonomia në zero, investime s’ka, dyqanet kanë mbaru, populli s’ka ku me marr. Nqs nuk ndryshon kjo punë pak, nuk di gja se ca do të bahet. Populli s’ka pare, papunësi e madhe.

Helidon Bushati: Ne të gjithë bashkë mund të bejmë ndryshimin, vetëm sëbashku e sjellim ndryshimin. Asht shumë I nevojshëm, për familjet, për bizneset dhe për Shqipërinë komplet.

Qytetari 4: Nqs s ik ky njeri, ky vend ka mbaru.

Helidon Bushati: Ne dona me e cu në shpi, ne kena me e cu, ne tan bashkë e cojmë në shpi kyt njeri. Nuk ik vet ai.

Qytetari4: Në 8 darkës e mrapa nuk mund të lëvizin asnjë njeri në këtë vend, po në 8 darkës e deri në 7 mjesit, covidi ku mshehet … teshti natën delka jashtë covidi, kurse ditën nuk na kapka covidi. Po lëri njerëzit të punojnë të paktën.

Helidon Bushati: A ta them unë, cila do të ishte zgjidhja më e mirë për covidin, që vaksinen me ja ba Edi Ramës e me e cu në shpi. Ajo është vaksina më e mirë.

Helidon Bushati: Si të kam zotëri? Si pensionist?

Qytetari 5: Po, pensionist. Deshta me të than dicka që asht në prag fushatet. Unë kishe me than që jo të gjallëve por edhe të vdekurve kishe me than ngjalluni edhe njëherë edhe jepni voten partisë demokratike edhe ato që janë të vdekun lerë më të gjallëve. Për shumë arsye, jo për asye politike por për arsye njerëzimi sepse janë shumë arsye që po e flas këtë fjalë… edhe të vdekurve jo të gjallëve.

Qytetari 6: Naj gja të bukur tesh, me 25 ishalla.

Helidon Bushati: Gjaja më e bukur është me cu iher në shpi Edi Ramën, pastaj fillon e mira për tan, vetëm atëherë fillon e mira.

Qytetari 6: Ai në shpi ka shku kaherë

Helidon Bushati: Edhe moti rregullohet.

Qytetari 6: Ka me kthy edhe moti përsmarit. Te ju i kena shpresat

Helidon Bushati: Te partia demokratike, ne jena tyra dhe zani i partisë demokratike nëpër qytete.

2 68

Exit mobile version