Zinedine Zidane u shfaq në konferencën për shtyp të parandeshjes në Las Palmas, ndeshja e fundit e skuadrës së bardhë, para sfidës me Juventusin në Torino, të martën.
Las Palmas – “Për t’u përgatitur si duhet për të martën, duhet të jemi mirë nesër”.
Fjalët e Isco – “Unë nuk jam i padrejtë ndaj Isco, ai është i lumtur. Ndoshta nuk ka të njëjtin rol këtu, por unë e kam treguar se është një lojtar i rëndësishëm për ekipin. Jam i lumtur për performancën që kishte kundër Argjentinës”.
Të dëmtuarit – “Isco dhe Sergio Ramos kanë probleme, prandaj nuk mund të udhëtojnë me ne. Pjesa tjetër do të shihet nesër. Ata që do të udhëtojnë me grupin do të jenë mirë”.
E ardhmja e tij te Real Madridi – “Po, unë do të doja të vazhdoja në drejtimin e Real Madridi, por ju e dini se si funksionon futbolli. Tani nuk është koha për të folur për këtë gjë. Të gjithë duhet të vazhdojmë në rrugën e kohëve të fundit. E pra, loja e nesërme është shumë e komplikuar. A dua të vazhdoj në detyrën që kam? Patjetër, sigurisht. Ideja ime është për ta mbajtur sa më shumë të jetë e mundur postin e trajnerit të kësaj skuadre dhe e kam thënë shumë herë këtë.
Çështja është se në Madrid gjithçka varet nga rezultatet. E di se si punohet te Real Madridi, bëj atë që më pëlqen dhe me të vërtetë dua të vazhdoj”.
Ndeshja e Isco kundër Argjentinës – “Jam i lumtur me ndeshjen e tij, e kam parë të përkryer dhe të lumtur për performancën e tij. Sa i takon ndeshjes me Spanjën, paraqitja e tij ishte mbresëlënëse”.
Oferta për Isco – “Isco është lojtar i Real Madridit dhe do të qëndrojë këtu. Kjo është ajo, që edhe vetë Isco dëshiron. Eshtë një lojtar që më pëlqen shumë dhe luan mjaft mirë. A jam unë fajtor për gjendjen e tij te Reali? Problemi është se kam 25 lojtarë dhe të gjithë duan të luajnë. Unë jam shumë i lumtur me Isco, por gjithmonë në kërkim të më të mirës për ekipin dhe lojtarët”.
Bale – “Ai është i gatshëm që të luajë. Është aktivizuar në të dyja ndeshjet me kombëtaren e tij dhe është i gatshëm të luajë nesër”.
Si është Zidane në rolin e trajnerit – “Nuk mund t’ju them, në të vërtetë. Unë jam një person shumë i pasionuar për punën që bëj. Më pëlqen shumë futbolli, loja, dua që lojtarët e mi të luajnë sa më mirë”.