Sjelljet raciste/ Federata i mbyll stadiumin klubit të La Ligës

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) komunikoi gjobën financiare dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit të Atletikos së Madridit “Cívitas Metropolitano” si pasojë e sjelljes së dhunshme, raciste, ksenofobike dhe të patolerueshme gjatë ndeshjes së fundit kundër Bilbaos në stadiumin e “Colchoneros”.

Vendimi është marrë pas koreve raciste ndaj Niko Uilliams, të cilat kanë shtyrë Komisionin e Disiplinës në Spanjë, që të mbyllë një nga sektorët e “Metropolitanos”. Ky sektor (sektori jugor) do të qëndrojë i mbyllur për dy takimet e ardhshme të Atletikos së Madridit në fushën e saj.

Artikulli paraprakJu ndihmojnë të mbani larg alergjitë e pranverës, ja ushqimet që duhet të konsumoni
Artikulli tjetërRreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit në Kosovë