“S’ka BE me qeveri që ka një këmbë në burg”, Basha prezanton ekipin dhe platformën kundër korrupsionit në Degën 5: Shqipëria 2030 e Ramës, u kthye në Shqipëria 313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me qytetarë dhe strukturat e Degës 5 në Tiranë, bashkë me ekipin e kandidatëve për deputetë të kësaj zone elektorale, Taulanda Jupi, Diana Toma, Neli Demi, Shpresa Faslia dhe Rajna Tullumani.

Basha foli për programin elektoral dhe angazhimet e forcës politike që drejton për zgjedhjet e 11 majit, ku theksin e vuri tek problemi më i madh i vendit siç është korrupsioni, që sipas tij koha e retokikës ka kaluar, duhen veprime konkrete.

“Prandaj 7×7 = 313. Sepse politikanët më të lartë të këtij vendi janë në 313 ose në rrugë për tek 313-ta. Ligji për vettingun e politikanëve nuk është propagandë. Është testi që politika e vjetër refuzon me frikë. Sepse kanë shumë për të fshehur” – tha Basha.

Ai deklaroi se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që ka ndërmarrë iniciativa në mbështetje të drejtësisë dhe ka dhënë mbështetje pa kushte për SPAK, siç është projektligji për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, ligji për vettingun e politikanëve dhe themelimi i Njësisë për Rikuperimin e Pasurive të Vjedhura.

Sipas Bashës, “Shqipëria e Ramës 2030 është kthyer në Shqipërinë 313”, ndërsa shtoi se nuk mund të ketë integrim në BE me një qeveri që ka një këmbë në burg.
“O paratë do jenë në xhepat e qytetarëve, ose do jenë tek shokët e Ramës. O do shkojnë për ulje taksash, subvencione për fermerët dhe investime në shëndetësi, ose do përfundojnë në aferat e Ilir Beqajt dhe Frida Krifcë” – u shpreh Basha.

Në mbyllje, ai tha se vetëm përmes ndëshkimit të të korruptuarve mund të hapet rruga për një ekonomi të ndershme dhe një Shqipëri europiane.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Prandaj 7×7=313, sepse politikanët më të lartë të këtij vendi janë të gjithë tek 313-ta, spo rrugës për tek 313-ta. Kohët e dëshpëruara kërkojnë masa të forta, prandaj ligji për vettingun e politikanëve nuk është as propagandë, as tekë, është një akt i depozituar në Parlament dhe është një nga menteshat që lidh Edi Ramën, Sali Berisham dhe politikën e vjetër. Nuk guxojnë as ta sjellin në Parlament ta diskutojnë ligjin për vettingun e politikanëve. Pse? Sepse kanë shumë për të fshehur. Ndërsa ne jo vetëm nuk kemi asgjë për të fshehur, asnjë prej nesh nuk është subjekt i SPAK-ut. Por ne kërkojmë që PSAK-ut t’i japim të gjithë fuqinë e nevojshme, e dosmosdeshme për ta çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit. Asgjë tjetër nuk zgjidhet pa një luftë të suksesshme kundër korrupsionit. Sepse korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Është faqja e zezë e Shqipërisë në raport me reputacionin ndërkombëtar. Pra, rjedhimisht në raport me integrimin e Shqipërisë në BE. Shkurt dhe prerë, nuk ka Shqipëri në Be pa shkuar para drejtësië për të dhënë llogari dhe për të mbajtur përgjegjësi nga i pari tek i fundut. Dhe e gjithë loja e Edi Ramës është që të shmang deri në fund përgjegjësinë e tij, llogaridhënien e tij. Nuk ka Shqipëri në BE, me një qeveri e cila është me një këmbë në burg. Shqipëria 2030 e Edi Ramës, degjeneroi në Shqipëria 313-të. Ndaj dhe për ne nuk ka gjë më të rëndësishme sesa t’i shkojmë deri në fund: një me mbështetje ndaj SPAK, dy me ligjin e politikanëve, tre me heqjen e imuniteteit të parlamentar, katër me njësinë e zbulimit dhe rikuperimit të pasurive të vjedhura në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, qindra milionë e miliarda euro të vjedhura të qytetarëve shqiptarë nga pushtetarët, që u duhen kthyer po kështu pronarëve të tyre të vërtetë, qytetarëve shqiptarë të Republikës në tërrësi. Dhe këtu mesazhi ynë për qytetarët qoftë nga kandidatët tanë, qoftë nga strukturat tona, është fare i thjesht. Siç e keni parë, mesazhi i thjesht funksionon: paratë o do jenë në ekonominë shqiptare, o do jenë tek shokët e Edi Ramës, o do jenë në xhepat e shqiptarëve, o do jenë tek shokët e Edi Ramës. O do kthehen në taksa të ulëta për sipërmarrjen shqiptare, o do jenë tek shokët e Edi Ramës, o do kthehen subvencione për fermerët shqiptarë, ose do jenë tek shokët dhe shoqet e Edi Ramës. O do kthehen në investime për shëndetësinë shqiptare, o do jenë te shoku i Edi Ramës. Ky është mesazhi i parë, të dyja nuk shkojnë bashkë. O shëndetësi me standarte europiane, ose Ilir Beqajn. O bujqësi, blegtori, agropërpunim me standarte europiane, ose Frida Krifcën. Ka dhe nga ata që kanë filluar t’i bëjnë hallvën.

Exit mobile version