S’ka më dyshime, gjendet trupi i Salah dhe avioni në fund të detit

Operacioni i kërkimeve për gjetjen e aeroplanit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala ka hyrë në fazat e fundit. Fillimisht u gjend avioni i rënë, ndërsa së fundi raportohet se është gjendur trupi i futbollistit dhe i pilotit në rrënojat e aeroplanit. Sakaq, publikohet edhe një fotografi e rrënojave të avionit “Piper Malibu”.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka konfirmuar me anë të një fotoje se avioni Piper Malibu, me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, i cili u zhduk me 21 janar është gjetur në fund të detit të Kanalit mes Francës dhe Anglisë.
Në fakt është vetëm një pjesë e avionit, sepse mjeti fluturues është shpërbërë gjatë përplasjes me ujin. Megjithatë, pjesa e gjetur që duket edhe në foto është mjaft e qartë për të vërtetuar se ky është avioni me të cilin po udhëtonte Sala me pilotin.
“Tragjikisht, në pamjet video të ROV-it, një pjesë është e dukshme mes rrënojave. AAIB tani po shqyrton hapat e ardhshëm, në konsultim me familjet e pilotit, pasagjerit dhe policisë”, thuhet në njoftimin e agjencisë.
Oqeanografi dhe shkencëtari detar David Mearns konfirmoi se pjesa e avionit ishte gjetur të dielën pas disa orëve kërkimi në shtratin e detit. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm është publikuar edhe kjo foto që vërteton fjalët e tyre.

00000 8862bece4146995aee23102da3c617fde22360d5b97dc4dda998

Artikulli paraprakBasha thirrje banorëve të Laçit: Merrni fatin tuaj në dorë! Sot gjithë bota e di se Rama nuk është kryeministri i shqiptarëve
Artikulli tjetërVideo e tmerrit, Berisha denoncon dhunimin e biznesmenit në Shijak nga bandat të lidhura me kryepolicin