Skandal diplomatik, Rama jep si shembull radikalin e vrarë si terrorist nga SHBA

Rama ka dhënë sot si shembull një klerik radikal të vrarë nga Shtetet e Bashkuara. Përmes një qëndrimi zyrtar Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar klerikun jemeno-amerikan. si rekrutues dhe motivues i vjetër i përfshirë në mënyrë qendrore në planifikimin e operacioneve terroriste për grupin militant islamik Al-Kaeda.

Al-Awlaki u bë qytetari i parë amerikan që u shënjestrua dhe u vra nga një sulm me avion amerikan. Presidenti Barack Obama urdhëroi sulmin për ekzekutimin e tij. Edhe djali i tij Abdurrahman Al-Awlaki është vrarë nga dronët amerikanë në 29 Janar 2017. Pas një kërkese të bërë nga Kongresi Amerikan YouTube ka fshirë pjesëm më të madhe të mesazheve të Al-Awlaki, njeriut që Rama sot e jep si shembull për shqiptarët. Sipas New York Times, deklaratat dhe videot publike të al-Awlaki kanë qenë më me ndikim në aktet frymëzuese të terrorizmit në vazhdën e vrasjes së tij sesa para vdekjes së tij.

Artikulli paraprakPamje shokuese në oborrin e Infektivit, mjekja i bën frymëmarrje artificiale pacientit pasi e zbret nga helikopteri
Artikulli tjetërProfesori i kërkon ndjesë publikisht mjekut Tritan Shehu