Skandal! Dita e parë e shkollës në Tiranë fillon me këngë partizane (Video)

Pas kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi që i këndonte Enver Hoxhës, skandali i radhës ka ardhur mëngjesin e sotëm në një nga shkollat e Tiranës.
Në shkollën ‘Misto Mame’ në Tiranë nxënësit janë pritur me këngë lufte, këngë partizane.
Denoncimi është bërë nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.
‘Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit në Shqipëri, dita e parë e shkollës së fëmijëve fillon me këtë këngë partizane’.
Dy ditë më parë kryebashkiaku socialsit i Tepelenës, Tërmet Peçi i këndoi diktatorit Enver Hoxha, madje fare haptazi nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.
Kjo ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti fill pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetëra milionë lekë.
Nga pamjet e ofruara në faqet e Facebook që kontrollohen nga kryebashkiaku i Tepelenës, shikohet qartë sesi Tërmet Peçi shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bënçës që e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.
Komandanti Enver Hoxha-është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht ashtu si dikur komunistët.

Exit mobile version